09 aprile 2015

Zbulohen tre gjyle osmane në Kalanë e Krujës

kalaja-e-krujes (1)TIRANË, 9 Prill /ATSH/ – . Kalaja e Krujës si një prej fortesave më të spikatura gjate qëndresës kundër pushtimeve osmane, vazhdon të surprizoje edhe në ditët e sotme. Së fundmi, janë nxjerre nga themelet e saja tre gjyle të topave osmane të periudhës së Skënderbeut.
Ato u zbuluan rastësisht gjatë disa punimeve restauruese të hamameve në këtë kala. Ky eshtë rasti i parë që gjenden gjyle të topave, pasi deri më sot kanë ekzistuar vetëm topat.
Këto gjyle bënin pjesë në arsenalin luftarak turk me të cilat janë goditur pa pushim muret e kalasë gjate tre rrethimeve të Krujës nga ushtria turke. Siç dihet nga historia, në rrethimin e parë morën pjesë 100 mijë ushtarë, në rrethimin e dytë 160 mijë dhe në të tretin 200 mijë ushtarë.
Tre gjylet janë ekspozuar menjëherë në muzeun e Krujës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa pritet që gjylet të tërheqin edhe më tepër vëmëndjen e vizitorëve, turistëve dhe kuriozëve të kësaj periudhe. /a.ke/http://www.ata.gov.al/zbulohen-tre-gjyle-osmane-ne-kalane-e-krujes-248696.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate