TIRANË, 15 Prill / ATSH – Klajdi Musabelliu/.- Kisha e Shën Gjon Pagëzorit, objekt i kultit i cili ndodhet në fshatin Mërqi të qytetit të Lezhës që i përket shek XIV-XV, do të propozohet për marrjen e statusit monument Kulture.
Ky propozim pritet të vijë ditët në vazhdim nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Shkodër, të cilët pas një inspektimi të realizuar së fundmi në kishën e Shën Gjon Pagëzorit dhe në rrënojat e manastirit pranë, kanë njoftuar se do të apelojnë për marrjen e statusit monument kulture pë objektin i cili ka një rëndësi mjaft të veçantë.

Kisha e Shën Gjon Kryepremit apo Kisha e Arbërit përmendet për herë të parë në relacionin B.Orsinit, ne vitin 1629.
Kjo kishë ka një rëndësi të veçantë për historinë e dioqezës së Lezhës dhe më gjerë për kishën katolike shqiptare.http://www.ata.gov.al/kisha-e-shen-gjon-pagezorit-kuvendit-te-arbrit-do-te-propozohet-per-marrjen-e-statusit-monument-kulture-250868.html
Nessun commento:
Posta un commento