14 aprile 2015

Përfundon restaurimi i Pazarit të Vjetër të Krujës, Peleshi: Xhevahir i trashëgimisë kulturore

Inaugurohet përfundimi i punimeve në Pazarin e Vjetër në Krujë
Inaugurohet përfundimi i punimeve në Pazarin e Vjetër në Krujë
(I përditësuar) TIRANË, 14 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ – Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, Kryetari i Bordit të AADF, Michael Granoff, Kryetari i Bashkisë së Krujës, Shkëlzen Hoxha dhe kryetari i shoqatës TID Kruja, Idriz Celamori inauguruan sot përfundimin e punimeve të projektit “Rigjallërimi dhe Përmirësimi i Zonës Turistike-Pazari i Krujës”, në qytetin e Krujës.
Ky projekt u implementua si një partneritet i Ministrisë së Zhvillimit Urban, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Krujë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se Pazari i Vjetër i Krujës është një xhevahir i trashëgimisë kulturore dhe garantoi se në fazën e dytë të projektit që do të zbatohet për të do të ketë mbështetje për sipërmarrjen.
11149515_1621408568075660_8064483529330364365_n“Rikonstruksioni është faza e parë e projektit, faza e dytë është mbështetje për sipërmarrjen. Pazari është xhevahir i trashëgimisë kulturore. Ky investim është fryt i bashkëpunimit mes qeverisë qendrore e lokale”, tha Peleshi.
Ndërsa, Ministrja Gjermeni vlerësoi këtë projekt që ka ndryshuar faqen e pazarit, duke ruajtur traditën dhe vlerat e qytetit të Krujës.
“Kruja është një qytet i bekuar me shumë potenciale turistike dhe njerëz mikpritës e punëtorë. Investimi i kryer në Pazarin e Krujës, në një kohë relativisht të shkurtër, do të sjellë më shumë të ardhura dhe punësim si dhe ka ofruar një model suksesi të partneritetit mes disa aktorëve, i replikueshëm dhe në vende të tjera.  Komponenti i dytë i projektit, i cili do të fillojë zbatimin në fazën e dytë, do të fuqizojë sipërmarrjen dhe do të rikthejë vlerën dhe traditën e artizanit”, tha Gjermeni.
11152346_1621408501409000_6168980923300432538_n“Rigjallërimi dhe Përmirësimi i Zonës Turistike-Pazari i Krujës” është një nga projektet më të bukura që tregon vizionin se si ne e duam një vend turistik.
Çdo ndërhyrje që përfshin projekti, duke filluar nga fasadat, çatitë dhe kalldrëmi është bërë me profesionalizëm, duke ruajtur vlerën dhe traditën e këtij qyteti.”,- tha Ministrja Gjermeni.
Qeveria Shqiptare ka angazhuar një fond prej 160,000 usd, për punime në këtë zonë. Ndërsa, buxheti total i AADF për Pazarin e Vjetër të Krujës është 1 milion usd .
Projekti restaurues i të gjitha dyqaneve në Pazarin e Vjetër të Krujës, përfshin çatitë, fasadat, ndriçimin dhe sinjalistikën, punime nëntokësore si dhe përmirësimin e kalldrëmit të një prej vendeve historike, më të veçanta në Shqipëri. /m.m/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate