
Ujëvara me nje lartesi gati 100 metra, qe buron nga mali i Tomorit, me bukurine e saj mahnitese ka bere te mundur qe te mos ngelet vetem e banoreve te zones, por te sjelle edhe vizitore te shumte nga e gjithe Shqiperia. Kjo ujëvarë ndodhet rreth dy orë larg Tiranës dhe është e vizitueshme kryesisht në stinën e verës. Por, në këtë zonë nuk është vetëm kjo ujëvarë, pasi zona e Gramshit ka potenciale të mëdha turistike, siç është kanioni i Holtës i formuar me kalimin e kohës, përmes procesit të erozionit për shkak të lumit Holtë. Kanioni është i përbërë nga shpella të shumta që ende nuk janë eksploruar nga udhëtarët aventurierë. Stalaktitet dhe stalagmitet kanë krijuar një vend të rrallë për t’u vizituar.

Por, ajo që tërheq vëmëndjen në këtë zonë është ujëvara e Sotirës, një nga monumentet më të bukura natyrore jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Ujëvara e Sotirës ndodhet rrëzë malit të Tomorit dhe u ka shërbyer banorëve të zonës për çlodhje apo dhe e kanë shfrytëzuar këtë burim hidrik për bujqësinë dhe blegtorinë. Sotira, vizitorë të përditshëm ka pasur vetëm banorët e zonës, por tashmë po kthehet në një destinacion të preferuar për shumë turistë shqiptarë. Ajo ndodhet 2 orë larg zonës së banuar e për pasojë natyra është e virgjër
dhe e paprekur nga dora e njeriut. Sotira është unike në llojin e saj dhe ajo që e bën të veçantë është mënyra e daljes së ujit nga lartësi të ndryshme. Janë tre burime ujore që dalin në trajtë çurgjesh nga lartësi të mëdha në shkëmbinjë gëlqeror. Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm në një tokë përherë të gjelbëruar. /a.ke/http://www.ata.gov.al/ujevara-e-sotiresdestinacion-turistik-qe-nuk-duhet-humbur-251711.html

Nessun commento:
Posta un commento