TIRANË, 24 Prill / ATSH / – Fenomeni i grumbullimit dhe depozitimit të mbetjeve urbane në Qarkun e Shkodrës tashmë po kthehet në një problem mjedisor.
Përqëndrimi i drejtuesëve të bashkive dhe komunave te fushata elektorale për zgjedhjet vendore, duket se ka bërë që këta të lënë pas dore detyrat që kanë në administrimin e pushtetit lokal.
Mjedisi është i pari që po vuan pasojat e kësaj neglizhence, pasi mbetjet kanë pushtuar sipërfaqe të tëra toke, brigje lumenjsh dhe segmente rrugore.
Gjendjen alarmante e pranojnë edhe kryeinspektori i Mjedisit në Shkoder, i cili e konsideron të turpshme mosmenaxhimin e mbetjeve dhe heqjen dorë nga detyrimet ndaj komunitetit, duke theksuar se në prag të sezonit turistik vemendja do të përqëndrohet në zonat turistike dhe kryesishtë në Velipojë.
Në landfillin e Bushatit depozitohen mbeturina nga Shkodra, Lezha e komunat përrreth, ku kapaciteti shkon në 130 ton në ditë. /a.ke/http://www.ata.gov.al/drejtuesit-lokal-ne-shkoderharrojne-mjedisin-ne-prag-te-sezonit-turistik-254665.html
Nessun commento:
Posta un commento