- Eva Hoxha
- 13 Prill 2015, 17:38
- Përditësuar 17:39
TEMAT KRYESORE
- Pallati i Brigadave u projektua nga dy arkitektë mjaft të njohur italianë
Ndërtimi i kësaj vile mbretërore u projektua në vitet 1930-1940, për monarkun Ahmet Zogu, nga arkitekti i njohur italian Gulio Berte dhe u kompeltua me të gjitha detajet e kërkuara mbretërore gjatë viteve 1939-1941 nga Gerardo Bosio, një emër mjaft i rëndësishëm në arkitekturën botërore.
Por më parë kërkohet një diagnostikim i detajuar për të kryer restaurimet e nevojshme, raporton Top Channel.
“Do ta hapim në mënyrë që të mos jetë thjesht një shfaqje, por një qendër funksionale arti, kulture, turizmi, aktiviteti social dhe ekonomik. E gjitha kjo duhet të bëhet në bazën e një studimi. Kemi një vit që punojmë për të arritur në fazën e parë, tani hymë në të dytën për përgatitjen e konkursit ndërkombëtar për projekte zhvillimore për jetësimin e Pallatit të Brigadave. Natyrisht që kjo do kohën e vetë, sepse bëhet fjalë për një pallat gjigant”, deklaroi ministrja Mirela Kumbaro.
Në një takim me arkitektë të huaj dhe shqiptarë, u tha se pallati ka probleme të mëdha me filtrimin e ujit, izolimin, elektricitetin, restaurimi i të cilave kërkon shumë para. Arkitekti Artan Shkreli pohon se vetëm për të kryer si duhet filtrimin e ujit duhen 500 mijë euro.
“Vetëm për të shmangur problemin e infiltrimit të ujërave duhet një ndërhyrje prej rreth 500 mijë euro. Pastaj është edhe sistemi elektrik, i cili është në një rrezik eminent zjarri. Këto të dyja, bashkë me qëndrueshmërinë statike të objektit përbëjnë tre pikat kryesore ku është përqendruar ky diagnostikim”, deklaroi Shkreli.http://www.shekulli.com.al/p.php?id=241649
Nessun commento:
Posta un commento