21 aprile 2015

ATA në konferencën e 7-të kombëtare- Turizmi, rruga e sigurt drejt zhvillimit ekonomik

shoqata shqiptare e turizmit.Foto ATIRANE, 21 Prill /ATSH-N.Lena/ –   “Turizmi, rruga e sigurt drejt zhvillimit ekonomik”, ishte tema kryesore e Konferencës së VII-të Kombëtare të Turizmit që zhvilloi punimet sot në Tiranë, në vigjiljen e vitit të 7-të të krijimit të Shoqatës Shqiptare të Turizmit -ATA, e para shoqatë ombrellë në vend e ngritur me mbështetjen teknike të GIZ dhe USAID.
I konsideruar si  samiti më i rëndësishëm për industrinë e turizmit që realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe të gjithë palëve të interesuara në vend, konferenca bashkoi mbi 150 biznese, individe dhe organizata që veprojnë në këtë fushë, me qëllim diskutimin e problematikave të hasura si dhe parashtrimin e sfidave për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.
Zv.ministri i Ekonomisë Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete, i pranishëm në këtë aktivitet u shpreh se, turizmi gjithnjë e më shumë po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë së vendit. I konsideruar si industri kyçe në ekonominë e vendit,  zhvillimi i këtij sektori po mbështetet me strategji të qarta dhe cilësi Shoqata shqiptare e turizmit (2)Foto Ashërbimesh, duke u shndërruar në një mjet të qëndrueshëm për të garantuar ritme të larta rritjeje” .
Ai tha se Qeveria do të mbështesë me politika dhe projekte strategjike që janë të lidhura zinzhirë në zhvillimin e turizimit në vendin tonë.
Ndërsa Julinda Dhame, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit tha se  “Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë nga vizitorët e huaj dhe pushuesit vendas si një vend mjaft tërheqës që ofron turizëm  bregdetar, malor,kulturor, të aventurës etj, jo vetëm duke eksploruar mjediset shqiptare me potencial për turizmin por në mënyrë që e ardhmja e këtij sektori të adresojë sa më shumë turistë e vizitorë nga vende të ndryshme të botës, si vendi që ngjall trend dhe mundësi të pafundme eksploruse.
Jemi optimiste,  u shpreh ajo, se nismat per promovimin e turizmit shqiptare ne bote do te japin rezultate duke fillur qe këtë sezon ndërsa shumë institucione të huaja e konsiderojnë turizmin shqiptar, potencial dhe risi të veçante pushuese e shlodhëse, që duhet vizituar.
 Kurse Drejtoresha ekzekutive e ATA-s, Matilda Naço, duke u ndalur në momentet më të rëndësishme të fushës së Shoqata shqiptare e turizmit (3)Foto Aturizmit gjatë vitit 2014, u ndal tek kërkesat që ky sektor i adreson politikëbërjes për ekuivalentimin e TVSH-së në raport me vendet e tjera të rajonit, heqja e regjimit të vizave për turistët e disa vendeve që duhet të kenë një të tillë për të ardhur në vendin tonë, standartizimi dhe klasifikimi i tregut të turizmit.
Gjatë këtij takimi ATA dhe Agjencia Kombëtar e Turizmit nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit që i shërben nxitjes dhe zhvillimit të turizimit në vendin tonë./a.g/http://www.ata.gov.al/ata-ne-konferencen-e-shtate-kombetare-turizmi-rruga-e-sigurt-drejt-zhvillimit-ekonomik-253295.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate