DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
14 aprile 2015
Vlorë, nisin karnavalet e Nartës qe zgjasin 72 ore dhe pasojnë Pashkët Ortodokse
Karnavalet e Nartës të cilat pasojnë festën e pashkëve ortodokse janë kthyer në një traditë në këtë fshat të Vlorës, teksa tashmë festohen prej 23 vitesh.
Kostumet shumëngjyrëshe, ato popullore, maskat, muzika ritmike vallet dhe lojërat e ndryshme janë kryefjalë e këtyre karnavaleve.
Efekte
Banorët e fshatit të veshur dhe maskuar secili në mënyrën e tij nën ritmet e muzikës dhe lojërave drejtohen për në qendër të fshatit ku vijojnë ahengun, nën avujt e alkoolit dhe ritmet e muzikës live.
Karnavalet e Nartës zgjasin 72 orë, ndërsa në to marrin pjesë banorë që vijnë nga vise të ndryshme të Vlorës dhe emigrante të kthyer në atdhe.
Festa e cila i ka rrënjët parakristiane festohet çdo vit në këtë zonë së bashku me festen fetare të Pashkëve.
Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/vlor--nisin-karnavalet-e-nart-s--pasojn--pashk-t-ortodokse-285124.html#sthash.zri49xBX.dpuf..
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento