Nga Gjon NEÇAJ
08 Prill 2015 - 22:48 | përditesuar në 22:52
Me një investim nga buxheti i shtetit prej 20 milionë lekësh u bë i mundur rikonstruksioni i tij pas 14 vjetësh shkatërrimi. Mirëpo ka katër vjet që kanë përfunduar investimet, është marrë në dorëzim nga bashkia e Bajram Currit, por asnjë përçapje nuk është bërë për pajisjen e tij me materiale dhe dokumente. Punonjës pranë bashkisë shprehen se pasurimi i tij është i vështirë, sepse çdo gjë u vodh në vitin 1997.
As në vitin jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë e as në vitin jubilar të 70 vjetorit të çlirimit të Atdheut,nuk u bënë përçapjet e duhura për rikonstruksionin e brendshëm, si dhe mobilimi i stendave dhe pajisja me dokumente arkivore. Muzeu ka qenë ndër më të pasurit në vend, duke përfshirë objekte muzeale jo vetëm të Tropojës, po edhe të Kosovës dhe trojeve shqiptare.
Objekte të veçanta, tashmë të humbura, kanë qenë xhubleta 300-vjeçare e Nikaj Mërturit, pasaporta origjinale e Bajram Currit e vitit 1924, djepi i shpuar nga plumbat në Bytyç në Luftën e Dytë Botërore, historiku i Tropojës dhe Kosovës, (material shkencoro-historik mbi 300 faqe) etj.
Ende sot pas 18 vjetësh, ky muze ekziston vetëm si ngrehinë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/muzeu-n--bajram-curri-prej-18-vitesh-vet-m-nj--ngrehin--284192.html#sthash.YJ75682e.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento