23 giugno 2016

Tamara dhe Kelmendit hap sezonin turistik malor per 2016

  • tamar3.jpg
  • tamar1.jpg
  • tamar2.jpg
  • tamar4.jpg
  • tamar5.jpg
  • tamarr.jpg
tamar2TIRANË, 20 Qershor / ATSH / – Në ditën e turizmit malor në Tamarë Kelmend, në Bashkinë e Malësisë së Madhe, u organizua një ceremoni festive me këngë e valle të zonës duke e konsideruar të çelur sezonin turistik veror për Malësinë e Madhe.
Në ceremoni, organizatorët ishin kujdesur që të hapnin dhe një panair me produktet bujqësore e blegtorale të zonës si dhe me mjaft punime artizanale të traditës.
Malësia e Madhe dallon për turizmin malor sidomos gjatë stinës së verës. Natyra e veçantë dhe kurioziteti historik, tërheqin mjaft turistë nga vendet e huaja si dhe vendas të larguar në migrim por që kthehen gjatë verës.tamar5
Shpeshherë arti, folklori, tradita e këtyre zonave bëhen objekt studimi për studiuesit e etnografisë dhe të folkut. Investimet e fundit në infrastrukturën rrugore në këtë zonë kanë bërë që shumë kurioz të lartësive, aventurierë apo familjarë, të ngjiten deri në Kelmend e të shijojnë ditët e freskëta dhe natyrën e bukur./m.m/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate