Kryeministri tha se me investimet e bëra për herë të parë, pas dekadave të tëra të lëna në harresë, në fshatra turistikë si Himara, Qeparoi, dhe me projektet në zhvillim e sipër për fshatrat, Vuno, Dhërmiu i Sipërm, Jalë, etj, pamja që ato ofrojnë është krejtësisht e transformuar, dhe tërheqja për turistët shumë herë më e madhe.
Shëtitorja buzë detit, në Qeparo, është një investim i rëndësishëm, i cili do të rrisë ndjeshëm atraksionin, jo vetëm të turistëve të huaj, por edhe pushuesve të përhershëm vendas, të cilët për herë të parë e shohin Qeparoin, krejtësisht të shndërruar nga pikëpamja infrastrukturore. Shëtitorja shtrihet buze detit me gjatësi 1200 ml. Punimi i saj prej guri karakteristik te zonës është një risi në infrastrukturë.
Ndër të tjera, punimet përfshijnë ndërtimin e mureve anësore mbajtës, 1 ure druri dhe një ure betoni, ndriçim dekorativ, mobilim urban sistemime anës detit si dhe ndërtimin e 10 shatërvanëve me sistemet përkatëse te furnizimit me ujë si dhe 3 sheshe brenda shëtitores me sipërfaqe 1600m2. Ndërtimi saj është përkrahur nga banoret e zonës dhe operatore te ndryshëm turistik

Shëtitorja e re, duke nisur nga objektet e vijës se pare, i përafrohet një shkallareje drejt detit me gjatësi mbi 350m, elemente 2.5 deri 5 te gjere me pjerrësi dhe zbritje, që mundësojnë aksesin për gjithkënd duke e shfrytëzuar atë për aktivitete te ndryshme, nga plazhi e deri ne koncerte apo te tjera evente kulturore.
./a.gjonaj/ /a.g/
Nessun commento:
Posta un commento