12 giugno 2016

Kontrolle të rrepta dhe gjoba të ashpra gjatë këtij sezoni turistik 2016

turizemTIRANE, 10 Qershor/ATSH//- Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në të gjithë vendin i kanë paraprirë sezonit turistik me një plan pune të detajuar dhe janë duke ndjekur punën në vazhdimësi me inspektime dhe raportime të përditshme.
Inspektimet do të mbulojnë të gjitha subjektet turistike (parqet, muzetë, pazaret karakteristike, shtëpitë muze etj), restorantet, strukturat akomoduese (hotele, motele, bujtinat, kampet, pensionet, fshatrat turistike, komplekset turistike etj), subjektet prodhuese (subjektet prodhuese të produkteve ushqimore me destinacion human), subjektet tregtare (subjektet tregtare të produkteve ushqimore me destinacion human), sistemet e ujit të pijshëm nga kaptazhi deri në pikat fundore, impiantet e trajtimit të ujërave zeza, plazhet dhe pishinat.
Fokusi kryesor i punës gjatë sezonit turistik veror të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor do të jetë inspektimi i kushteve higjieno-sanitare të subjekteve që prodhojnë dhe shërbejnë produkte ushqimore, inspektimi i pishinave, si dhe inspektimi i mënyrës së shkarkimit të ujërave të zeza, të subjekteve që ndodhen afër vijës bregdetare për ato qytetet që kanë vijë bregdetare.
Me Drejtorinë e Tatimeve  dhe Pushtetin Vendor do të bashkëpunohet për evidentimin fizik të subjekteve që ushtrojnë aktivitet në fushën e interesit të ISHSH për rregullimin, kontrollin dhe evidentimin e mënyrës së shkarkimit të ujërave të zeza në zonat bregdetare.
Në pishinat do të inspektohet edhe pajisja e këtyre të fundit me rregullore të brendshme, numri i pushuesve në pishinë që të mos kalojë normat e përcaktuara dhe raport analizat e ujit.
Në muajt prill dhe maj 2016 nga ana e inspektorëve të ISHSH janë inspektuar 5143 subjekte dhe janë marrë 28 masa administrative.
/a.g/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate