![ea620a4e-2768-47a3-9889-f47785de5473](http://www.ata.gov.al/te-ngarkuara/ea620a4e-2768-47a3-9889-f47785de5473.jpg)
Turi organizohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit me mbështetjen e projekeve të financuara nga Qeveria Gjermane dhe që zbatohen në Shqipëri nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, të cilat veprojnë në mbështetje të popullsisë rurale për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme me fokus në turizmin natyror, kulturor dhe rural.
Të organizuar në itinerare dhe intervale të ndryshme kohore, që prej datës 4 qershor 22 gazetarë dhe operatorë turistikë gjermanë po vizitojnë Shqipërinë nga veriu në jug dhe do të vijojnë deri në 16 qershor. Grupi i miqve nga Gjermania përfshin gazetarë nga disa prej mediave të shkruara dhe televizive më prestigjioze gjermane, si Euronews, Huffington Post, Suddetsche zeitung, Franfurter Allgemanie, etj. AKT synon që nëpërmjet këtij udhëtimi ata të njihen me potencialin turistik të Shqipërisë dhe më pas ofertën e pasur turistike që vendi ofron nga veriu në jug t’ua bëjnë të njohur bashkëkombësve të tyre në Gjermani.
![5dda83e8-5622-4e2a-8ef0-5640eef902cf](http://www.ata.gov.al/te-ngarkuara/5dda83e8-5622-4e2a-8ef0-5640eef902cf.jpg)
Itineraret e ndryshme të udhëtimit nëpër Shqipëri, bashkohen më 10 qershor në Kalanë e Ali Pashës, në Porto Palermo, Himarë, ku do të mbahet “Market Forum” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisjes qendrore dhe vendore, eskpertëve të turizmit, grupeve lokale të interesit, tour-operatorë turistikë, gazetarë, etj.
/f.n/
Nessun commento:
Posta un commento