27 giugno 2016

Katër bashki të Verilindjes, marrëveshje për rrugën e Lurës Turistike.

kopertine
Është nënshkruar marrëveshja në mes drejtuesve të katër bashkive të Verilindjes së vendit, Mirdita, Dibra, Mati dhe Bulqiza për inicimin e projektit për rikualifikimin tërësor dhe asfaltimin e rrugës që lidh Rrëshenin me Lurën Qendër, që nga vendi i quajtur “Livadhi i Turkut” pasi pjesa deri aty  (17 km) është i përfunduar.
Një veprimtari me karakter sensibilizues për rivitalizimin e Parkut Kombëtar të Lurës është organizuar në Lurë, pikërisht aty ku shpërfaqen dukshëm bukuritë e këtij oazi të pamatë turistik, nga më të spikaturit në vend.
Në takimin ku morën pjesë drejtuesit e pushtetit vendor dhe përfaqësues nga organizata mjedisore, nxënës shkollash në të katër bashkitë etj, përshëndeti këshilltari i kryeministrit Sandër Lleshi, i cili theksoi se kjo është një ditë e fortë reflektimi dhe angazhimesh për ta ribërë Lurën e shkatërruar përgjatë këtyre 25 viteve. Dhe ribërja e Lurës fillon nga projekti i rrugës, por dhe nga ndërgjegjësimi dhe aksioni human për ta riveshur me katet e duhura bimore sikurse ka qenë këtu e vite të tëra. Ai tha se ky aksion rivitalizimi do të ketë vëmendjen e Qeverisë dhe personalisht të Kryeministrit Edi Rama.
Përshëndetën gjithashtu drejtuesit e bashkive Mat, Dibër dhe Bulqizë dhe përfaqësues të organizatave mjedisore duke qene ne te njejten gjatesi vale per kete aksion te madh kombetar dhe jo vetem rajonal.
Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj, risolli një fakt të shënuar historik thënë nga Homeri Shqiptar, Fishta “Nëse nuk ke parë Lurën atëhere nuk ke parë Shqipërinë”, dhe duke iu qasur këtij zhvillimitë ri që nisi prej aktivizmit vullnetar, theksoi se tashmë po punohet për projektin e ri të rrugës nënshkruar nga drejtuesit e katër bashkive të Verilindjes, dhe që në hartimin e tij  do të mështetet nga Axhensia e Zhvillimit Rajonal Tiranë.
Gjithcka ka ndodhur në këtë vend të bekuar prej shekujsh nga Perendia për bukuritë e pashoqe, theksoi me tej kryebashkiaku Deda,  tregon më së miri sesi është drejtuar ky vend tash 25 vite dhe është një papërgjegjshmëri ekstreme e këtij lloj drejtimi nga ana e institucioneve. Por kjo nuk do të ndodhë më tej, ndaj jemi këtu për t’i dhënë jetë një marrëveshje që hedh hapin e parë serioz dhe konkret drejt Lurës së ardhshme dhe zhvillimit të jetës ekonomike dhe sociale të komuniteteve të gjithë këtij rajoni të rëndësishëm të vendit.
Pas këtij brifingu në zemër të Lurës turistike, vullnetarët dhe drejtuesit vendor etj, për disa orë punuan në sistemimin e mjediseve përreth Liqenit të Zi, ku kësaj rradhe sharrat nuk shungëlluan për të prerë pemët e gjelbërta, por ato të thara dhe trungjet e lënë gjithandej si në një masakër të pashembullt. Ky gjest ka ftuar shqiptarët kudo janë për të ndihmuar me çdo mënyrë e mjet në Rivitalizimin e Parkut Kombëtar të Lurës
Më pas në mjediset e një hoteli turistik në Lurë, në mes skuadrave të nxënësve të gjimnazeve nga të katër njësitë bashkiake, u organizua konkurimi për idetë dhe projektet më të mira zhvillimore. Të gjitha kishin në thelb të tyre zhvillimin turistik apo ekonomik të zonës që përfshin Lura dhe aksit që përshkon rruga e Lurës.
Juria, që kishte në përbërje drejtuesit e katër njësive vendore, këshilltarin e kryeministrit, drejtorin e Axhensisë së Zhvillimit të Rajoneve Tiranë, me pikavarazh, pasi kanë dëgjuar me vëmendje 7 projektet e parashtruara me finesë dhe argument nga gjimnazistët e Verilindjes, vleresoi me çmim të parë gjimnazin e Dibrës dhe shkollën e mesme të Përlatit (IClub Përlat, kishte në fokus krijimin e hartës dixhitale të turizmit) dhe në vend të dytë gjimnazin e Rrëshenit për projektin zhvillimor “Kroi i Bardhë”.
Projekti i gjimnazit Peshkopi dhe ai i shkollës së mesme të Përlatit, do të kenë pika të përbashkëta funksionimi, si i tillë do të mbështetet edhe nga Axhensia.
Shënim: Çkopertinefarë është Axhensia e Zhvillimit të Rajoneve?
Reforma për Zhvillimin Rajonal, synon të mundësojë rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të politikave të investimeve publike, krijimin e rajoneve konkurruese me zhvillim të qëndrueshëm social, ekonomik e mjedisor, në zbatim të politikës së kohezionit territorial. Në funksion të kësaj reforme, me vendim të Këshillimit të Ministrave u miratuan Katër zona (rajone) të Zhvillimit Rajonal.
Të katër Agjensitë e Zhvillimit Rajonal me seli në Shkodër, Tiranë, Korçë dhe Vlorë do të përgatisin dhe zbatojnë projekte konkrete, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, për të kontribuar kështu në zhvillimin e rajonit ku operojnë. Në këtë mënyrë të katër institucionet e krijuara do të kenë si qëllim zbatimin e politikave rajonale që synojnë ndërhyrje të integruara për zhvillimin e territoreve dhe fuqizimin e potencialeve ekonomike të rajoneve.
Pikërisht dhe për projektin e Lurës, synohet të hartohet projekti nga kjo Axhensi (Tirane) që e ka marrë përsipër, për të kërkuar më pas procedimin e mëtejshëm ndër donatore të ndryshëm për ta rikualifikuar tërësish këtë rrugë me impakt të fortë ekonomik, social dhe turistik.

13494972_10208482554413432_430564917554576832_n13495139_10208482554253428_8978659845795204323_n13501616_10208482553093399_6688907537498024900_n13501847_10208482554373431_807877657259153208_n13516262_10208482554613437_5148504098555037761_n13521891_10208482553133400_2097498681435150003_n13557849_10208482554573436_6496891106168148033_n

Zyra e Shtypit www.bashkiamirdite.gov.al

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate