26 giugno 2016

Gramshi vendi qeduhet vizituar kete sezon veror 2016 edhe për monumentet e shumta natyrore


  • gramsh-1.jpg
  • gramsh1-1.jpg
  • gramshi2.jpg
  • gramshi4.jpg
  • gramshi6.jpg
  • gramshi7.jpg
  • gramshi8.jpg
  • gramsi5.jpg
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8

gramshTIRANË, 23 Qershor / ATSH-N.Lena/ –  Gramshi është një qytet jo më shumë se  tri orë udhëtimi nga Tirana, një qytet i vogël e i pastër nga ku mund të shikohet dhe shijohet  madhështia e malit Tomorr.
Është një vend turistik dhe që së fundmi po lakmohet nga vizitorët vendas dhe të huaj.
Ka disa monumente të natyrës që i japin hijeshi dhe kuriozitet. Liqeni i Zi, ndodhet  4 km larg fshatit Lenie, 1634 m mbi nivelin e detit, nëse të ndodh ta vizitosh, do të habitesh që nuk je i vetëm, përkundrazi, zona është shumë e populluar me çadra dhe makina që ndodhen aty prej  ditësh, shumë kanë ardhur për t’u kuruar në burimin e ftohtë të këtij liqeni.
Liqeni ka ngjyrë blu të thellë dhe përveç  vlerave të pafundme kurative të ofron një sfond të rrallë.
Liqeni i Dushkut,  një bukuri e rrallë, kolorit pafund, ëmbëlsi dhe mbi të gjitha, një vend i paimagjinueshëm. Është gramshi4ajo çfarë t’i nuk e pret aspak se mund ta ndeshësh në një zonë të tillë, një liqen me një cipë të hollë uji, mbuluar me gjethet e zambakëve. Liqeni ndodhet 1105 m mbi nivelin e detit, është 22 ha dhe përbën një ekosistem mjaft të pasur.
Ujvara e Sotirës, në verilindje të Tomorrit, është një thesar ku mund të shijosh dy bukuri në të njëjtin vend. Ujëvara dhe katarakti i Sotirës, krah për krah, por aspak kopje e njëra-tjetrës. Secila nga këto bukuri ka veçoritë e veta, ujrat e ujëvarës vijnë nga dy të çara kryesore të malit Tomorr. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5-20 m. Peisazhi i shpatit ku del uji është me disa shkallëzime në disnivel 150 m, ujvara rrethohet nga pyll dushku dhe bimësi e pasur. Kjo ujvarë është një bukuri që të lë pa fjalë, e pakrahasueshme por si çdo gjë e rrallë e magjike, edhe kjo ujvarë ka hilet e veta, këshillohet të vizitohet në periudhën e pranverës dhe fillimverës, sepse ushqehet me burime ujore nëntokësore, të cilat kur bien nën një nivel të caktuar sjellin edhe tharjen e ujvarës. Këtë gjë gjithsesi nuk e vuan gramshi6katarakti, që ndodhet pak metra në të majtë të ujvarës, ofron një bukuri të rrallë. Përbri ujvarës, një hapësirë e blertë të krijon idenë e një ballkoni të përkryer natyror nga ku mund të kundrohet më së miri e gjitha pamja spektakolare.
Grabova.  Mbasi i vjen vërdallë  Shkëmbit të Kopaçit, mbërrin në  Grabovën e Sipërme, ajri i pastër, kurora e gjelbër, kullotat, livadhet dhe burimet janë të pafundme. Por, në Grabovën e Sipërme, përveç pamjeve mbresëlënëse të Malit të Valamarës dhe maleve përreth, ke mundësi të prekësh pasuri të rralla historike e kulturore që zor se pret t’i shikosh në këto anë. Lulëzimi i Grabovës i takon periudhës së Mesjetës së vonë, në kulmin e lulëzimit kishte 12000 banorë. Dëshmi të gjalla janë dhe sot, prania e tri urave me gurë, njëra e periudhës antike, kisha e Shën Kollit, etj. Për të gjithë të interesuarit, kënaqësia vazhdon për tek Liqenet në Malin e Valamarës, janë tre të tillë në përmasa të ndryshme, 2200 m mbi nivelin e detit, ofrojnë një pamje tepër çlodhëse dhe mjaft shpërblyese për të gjithë mundimin e shkuarjes deri atje.
Kalaja e Irmajit. Qyteti Ilir i Kodrionit, është i pozicionuar në Malin e Tunjës 979.4 m, fragmentet e mureve të mbetura me gurë masivë janë dëshmitarë të një historie të lashtë dhe kureshtja që çdo vizitor kërkon të shuajë është se si ka mundësi të jenë ngjitur kaq lart përmbi kodër, gurë të tillë masivë me përmasat e një dere, ndërkohë që e gjithë kalaja ndodhet mbi një kodër dhe të ofron një pamje spektakolare të të gjithë horizontit porgramsh1edhe kërshërimin nga afër të vetë malit të Tomorrit.
Kanioni i Sinecit, gjatë 2 km dhe i thellë rreth 200 m, 20-30 m i gjerë, në të ndodhen guva dhe shpella ende të paeksploruara. Pamja që të rrethon është sa mahnitëse edhe rrënqethëse, tek shikon format e ndryshme që ka gdhendur natyra mbi shkëmbinjtë. Vaskat e shumta me ujë të kristaltë dhe të ftohtë dhe të rrethuara nga shkëmbinj të vijëzuar në ngjyrë të bardhë të krijojnë idenë sikur janë veshur me gurë dekorativë të kohëve moderne. Bardhësia e veshjes së shkëmbinjve është një vepër arti më vete.
Kanioni i Holtës gjendet midis fshatrave Bardhaj dhe Kabash, është formuar nga erozioni i përroit të Holtës, ka gjatësi 3 km, i gjerë 10 m. Ndërsa futesh në brendësi të këtij kanioni e ndjen menjëherë që pak veta mund të kenë gramshi8shkelur aty para teje. Kanioni arrin thellësi mbresëlënëse dhe në shpate anësore ka guva të shumta që ende nuk janë eksploruar. Brenda kanionit kemi një ekosistem më vete me mikroklimën e tij.
Kjo zonë përveç kanionit ka kaq shumë për të eksploruar, shpellat e shumta në të dyja anët e kanionit (Tervolit dhe Kabashit) dhe po kështu rrënojat e kalave respektive në secilën anë të kanionit. Janë fare pak gjëra të thëna  për vende që në gjuhën e sotme të turizmit quhen  “atraksione”.
Gramshi vërtet është një destinacion me atraksionet e tij turistike. Peisazhet  natyrore të tija po mbushen me  vizitorë dhe çadrat e tyre. /a.ke/ 
http://www.ata.gov.al/gramshi-duhet-vizituar-edhe-per-monumentet-e-shumta-natyrore/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate