TIRANË, 8 Qershor / ATSH / – Nën kujdesin dhe organizimin e Ambasadës tonë në Ljubljanë, Slloveni, si dhe me prezencë të përfaqësueses të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë Alenka Kosir, si dhe një numri të konsiderueshëm të operatorëve turistikë sllovenë u krye aktiviteti “Turizmi shqiptar për operatorët sllovenë”. Në takim mori pjesë Drago Bulc, Drejtor Ekzekutiv për Europën i organizatës FIJET.
Ambasadori ynë në Ljubljanë, Pëllumb Qazimi në fjalën përshëndetëse theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit.
Më pas të pranishmit i përshëndetën përfaqësuesja e MPJ-së të Sllovenisë si dhe Drago Bulc, i organizatës FIJET .
Pas shfaqjes së një filmi dokumentar për Shqipërinë turistike, nga përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Sokol Kongoli, u krye një prezantim mbi turizmin shqiptar, në drejtim të ecurisë së tij, potencialeve dhe produkteve, raportet që ka turizmi ynë me Slloveninë dhe përse turistët sllovenë duhet të vizitojnë dhe rrisin frekuentimin e tyre ndaj vendit tonë.
Prezantimi u pasua nga një minutazh i konsiderueshëm me pyetje dhe përgjigje të shumta dhe me shumë interes nga ana e të pranishmëve.
Kështu nga ana e z. Bulc u shtrua si sugjerim dhe si kërkesë që vendi ynë të organizojë një udhëtim familjarizues me media turistike sllovene. Në takim ishte prezent edhe Matjazh Kovacic përfaqësues i Ljubljana Exhibition and Convetion Centre, i cili parashtroi ftesën dhe kërkesën që Shqipëria të jetë prezente në edicionin e radhës së panairit të turizmit që zhvillohet në fund të janarit dhe fillim të shkurtit në Lubljanë.
Pyetje të shumta pati rreth turizmit malor, ishullit të Sazanit, mbi kapacitetin akomodues të Shqipërisë, mbi ritmet dhe perspektivat e turizmit rural në vendin tonë, mbi çështje të sigurisë turistike në Shqipëri, mbi memorandumin e ndalimit të gjuetisë dhe çështje të zhvillimit të qëndrueshëm.
U hodh idea që vendi ynë të konsideroj me prioritet për vitin e ardhshëm pjesëmarrjen në panairin e turizmit në Ljubjanë si dhe më pas të organizohen veprimtari të njëjta në Tiranë me pjesëmarrjen edhe të agjencive dhe operatorëve turistikë nga Sllovenia./m.m/
Nessun commento:
Posta un commento