27 giugno 2016

Kisha e Shën Mërisë në Leusë, jo vetëm objekt kulti por dhe destinacion turistik i 2016





TIRANË, 27 Qershor /ATSH-N.Lena/. –  Kur flasim për turizëm në luginën e Vjosës, nuk mund të lemë mënjanë  turizmin kulturor dhe atë historik.
Kjo luginë ka një natyrë të rrallë, ujë të rrëmbyeshëm për kanotazh, shpella e guva të thella, faunë ujore e nënujore, por në rrjedhën e saj ngrihen dhe mjaft objekte kulti dhe historike.
Një ndër to është  dhe Kisha e Shën Mërisë në Leusë të Përmetit, e ndërtuar në shekullin XVII, një objekt që bie menjëherë në sy kur shkohet në Leusë. Kisha është shpallur monument kulture në vitin 1963. Pjesa e përparme e kishës është si manastir, ndërsa vetë kisha është si tempull, dhe rrethohet nga 3 përrenj te mëdhenj që dalin nga malet dhe derdhen në lumin Vjosa. Përpara kishës gjenden disa monumente të vjetra varresh të viteve 1800-1900.
Pjesa e jashtme e kishës është e pikturuar me shumë afreske te ndryshme. Janë 2 dhoma në kishë, të cilat ishin ndarë në tre pjesë, që përdoreshin nga gratë, burrat, dhe në fund nga nuset e reja. Qoshja e dhomës se grave që nga koha e luftës greko-romake dhe sot vazhdon të përdoret për pagëzimin e besimtarëve. Kisha është rikonstruktuar në vitin 2000./m.m/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate