04 giugno 2016

Dielli doli plazhet po hapin dyert per sezonin veror 2016 , a jemi ne gati ta mirëpresim?!

  • vlor3-1.jpg
  • vlor4-1.jpg
  • vlor5.jpg
  • vlor6.jpg
  • vlora-8.jpg
  • vlora1-3.jpg
  • vlor2-1.jpg
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
vloraTIRANË,4 Qershor / ATSH.N.Lena/.-Është stina kur fillon një tjetër preferencë turistike, ajo e bregdetit dhe e natyrës së gjelbërt. Turistët nga vendi dhe bota do të vërshojnë drejt këtyre destinacioneve  dhe do të prezantojnë vendin tonë si një destinacion të fortë turistik. Por a jemi ne gati ti presim?!
Shqipëria në fushën e turizmit po prezantohet si “Guri i fundit i pazbuluar i Europës” me natyrën e saj të rrallë, historinë dhe trashëgiminë kulturore, vijën bregdetare të pasur e të pastër nga ndotjet industriale. Por  mbetet një pjesë tjetër e gjeografisë sonë në kufijtë e mistikes dhe e pa eksploruar tërësisht.
Kjo është pjesa verilindore e vendit. Ajo pjesë ku malet ngrihen thikë, pyjet janë të dendur, ku legjendat bashkëjetojnë me realitetin dhe rrugët po ashtu gati antike me gur, të pashtruara e të pakalueshme në shumë vende. Edhe për të shkuar në Theth, të duhet të përshkosh 12 km rrugë ferri,nga qafë Sora në brendësi të luginës së Thethit ku gjenden dhe vend strehimet, objektet e kultit,ato të kulturës apo dhe vete peizazhet e bukura.vlor2
Vërtet kush është territori i brendshëm i Shqipërisë? Ai që ne njohim nga kronikat apo të thënat, ai që nuk e kemi shkelur kurrë, jo se nuk duam, por se nuk ka infrastrukturë dhe mjete për të na çuar deri atje.
Në qoftë se do të marrim tragetin nga Komani e do të ngjitemi drej Fierzës e më pas për në Kukës, në të dy krahët e rrjedhës së lumit ka pamje të mrekullueshme të natyrës dhe tek -tuk të zë syri kulla të vetmuara, rrugë të ngushta këmbësorësh apo kafshësh, hone dhe shpella të paeksploruara, që një aventurieri të natyrës do t’i tërhiqte vëmendjen dhe do donte t’i shikonte nga afër.
Mundësia nuk i jepet dot sepse nuk ka rrugë drejt tyre dhe guida të mirëfillta të specializuara.
Atëhere këto perla të natyrës dhe turizmit tonë mbeten të fshehura dhe pa vlerë. Para pak kohësh, u ngjita me një grup guidatorësh turistik drejt Nikaj-Merturit.
vlor5Ishim një ekip rreth 30 vetësh. Na u desh ta ndërprisnim udhëtimin me traget në stacionin e Brizës, një fshat me fare pak shtëpi por me një natyrë tepër të bukur dhe të lakmuar për turizmin natyror.
Rruga drejt fshatit ishte shkëmbore, e ngushtë dhe tepër e vështirë dhe herë herë kalonte përmes pyllit me gështenja. Por ngjitja ja vlejti. Në këtë zonë shtrihen disa fshatra ku burimi kryesorë i jetesës është blegtoria dhe fare pak bujqësi.
Në këto zona nuk ka vetëm natyrë të bukur, por ka edhe një trashëgimi kulturore të panjohur nga vizitorët dhe kuriozët. Flasim për kullat alpine, mënyrën e jetesës, zakonet, traditat, kulinarinë, etnografinë dhe pak mundësi kemi t’i ndeshim në vendin burimor, sepse akoma nuk është menduar për ta shfrytëzuar këtë pjesë të turizmit si burim ekonomik.
Një përshkrim i detajuar i këtyre resurseve nuk do të mjaftonte me një shkrim të shkurtër, por ajo që duhet prekur është nëse ka ardhur koha të mendojmë edhe për turizmin e thellë malor. Aty ka vlera, aty ka kuriozitet, ka histori, legjenda, natyrë të pashkelur, ka njerëz, pra ka biznes. Kur të huajt e vënë re e vlerësojnë si një burim të mirëfilltë e vlora1të pashfrytëzuar. A duhet ta shikojmë edhe ne me këtë sy këtë zonë të “fshehur”. Tashmë jemi në fillesën e sezonin të  turizmit veror. Lartësitë tona e ofrojnë këtë mundësi, por a jemi të përgatitur ne për t’i pritur vizitorët e lartësive?
Rrugët dhe hoteleria shpesh lene për të dëshiruar dhe e vështirësojnë lëvizjen drejt lartësive. Ky turizëm është një burim i fuqishëm ekonomik për zonat që prek dhe duhet marrë seriozishtë.
Lartësitë drejt Voskopojës, Dardhës, Thethit apo Kukësit janë të vështira për t’u prekur në dimër për shkak të rrugëve të prishura, kufizimeve energjitike, ndihma spitalore e mjaft problem që duhet të sjellin komoditetin në lëvizjen argëtuese apo emocionale.
vlor6Jemi në fillimin e sezonin të  turizmit veror, turistët do të vërshojnë drejt këtij peisazhi dhe ne duhet të jemi gati t’i presim e t’i shfrytëzojmë si një burim ekonomik për zonën pak të zhvilluar në këtë drejtim.
Duhet të mendojmë për infrastrukturën rrugore, hotelerinë, akomodimin nëpër bujtina, pra angazhimin e pushtetit qëndror dhe atij lokal. Tashmë Shqipëria është prezantuar si destinacion turistik, le t’i bëjmë shërbimin e merituar.
/f.n/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate