08 giugno 2016

Nis sezoni turistik 2016 edhe në ujrat termale të Bënjës, Permet

benjaTIRANË,8 Qershor / ATSH.N.Lena/ – Ujërat termale të Bënjës dhe kanionet e Langaricës vizitohen çdo vit nga rreth 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.
Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termalë, vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë stinës së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës.
Pjesa më e madhe e vizitorëve janë njerëz të thjeshtë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena dhe Gjirokastra, por gjen mes tyre edhe të ardhur nga Tirana por dhe vizitorë të huaj.
Një pjesë e frekuentuesve qëndrojnë në ngrehina të improvizuara, çadra, autokabina dhe ngrehina të tjera më të thjeshta, të ndërtuara me mjete rrethanore.Për shkak të ngrehinave provizore, vendi ngjan shpeshherë me një kamping.benja2
Të dyja brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, që vazhdon t’i rezistojë kohës pa kurrfarë problemi.
Para viteve ‘90, këtu ka funksionuar një llixhë me 40 shtretër, ku nën kontrollin e mjekëve merrnin shërbim pacientë të ndryshëm. Ndërsa sot, rreth zonës janë ngritur disa hotele e restorante që bëjnë të mundur akomodimin e pushuesve që frekuentojnë këto llixha. /a.g/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate