12 giugno 2016

Vendosen tabela orientuese për turistët në zonën Vlorë-Orikum per sezonin veror 2016

parkuTIRANË,11 Qershor / ATSH-N.Lena/ Ne pergatitje per sezonin turistik, në qytetin e Vlorës dhe Orikumit ka përfunduar instalimi i tabelave të informacionit turistik me ndriçim mbi Parkun Kombëtar Detar Karabrun-Sazan.
Këto tabela janë instaluar në pika të rëndësishme turistike në të dy qytetet dhe kanë për qëllim promovimin e Parkut Detar si një destinacion i ri turistik në zonë dhe më gjërë.
Tabelat japin informacion mbi atraksionet natyrore dhe historike të zonës dhe aktivitetet turistike që mund të zhvillohen në zonë. Një hartë e thjeshtezuar tregon pikat më të rëndesishme dhe interesante turistike në Gadishullin e Karaburunit dhe përgjatë bregut dhe jep udhezime për arrijen e tyre.
Gadishulli i Karaburunit së fundmi është kthyer në një destinacion shumë i preferuar për turistët e aventurës, të historisë dhe ata që shtyhen drejt një adrenaline ekstreme për shkak të terrenit të thyer malor dhe ujrave të kaltërta të Jonit. Kjo eshte nje zonë ku mund të përdorësh mjetet e peshkimit nënujor në guvat shkëmbore, por mund të përdoren edhe motorrat e ujit. /a.ke/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate