23 giugno 2016

Fillon “inventarizimi” i turistëve në Parkun Kombëtar Shebenik- Jabllanicë per kete sezon veror 2016

  • elb-4.jpg
  • elb1-2.jpg
  • elb2-1.jpg
  • elb3-1.jpg
elb1TIRANË, 21 Qershor /ATSH.N.Lena / – Risi në menaxhimin e Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, që tashmë është kthyer në një atraksion turistik për natyrën e bukur, kulturën e trashëguar, zakonet dhe doket, gojëdhënat, kulinarinë specifike etj.
Kjo ka bërë që drejtuesit e administratës së ADZM te kësaj zone të mbrojtur, duke vlerësuar resurset dhe burimet ekonomike që mund të vijnë nga turizmi në këto zona, të kërkojnë mundësi të reja për tërheqjen e turistëve si dhe të evidentojnë hyrjen e tyre në këtë park.
Për këtë,administrate e menaxhimit të parkut po përgatit një grup specialistësh që do të kryejnë këtë testim.
Për këtë, ka nisur plotësimi i formularëve nga pjestarë të këtij stafi si dhe nga  vizitorët vendas e të huaj,  duke dhënë opinione për vendet ku shkelin,menaxhimin e parkut, çfarë duhet korrigjuar dhe si mund të rritet prezantimi i këtij vendi turistik në botë.
Është përgatitur një pyetësor për të arritur qëllimin e parashikuar ku ka dhënë kontributin e saj dhe “NaturAl” në formulimin e pyetesorit.
Parku Kombëtar  Shebenik-Jabllanicë, shtrihet në pjesën lindore të rajonit të Librazhdit , në juglindje të vendit dhe elbpërfshin malet me të njëjtin emër kufizues me Maqedoninë. Parku ka shtrirje më të madhe se 40 km, në veri nga fshati Steblevë deri në jug në fshatin Rrajcë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 40.000ha.
Malet e Parkut Shebenik – Jabllanicë dominohen nga thepisjet e theksuara dhe variojnë me lartësi nga 300 m deri në 2.262 m. Mbi nivelin e detit. Kohët e fundit po merr një konsideratë të veçantë nga turistët aventurier të natyrës dhe të sporteve malore.
/a.g/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate