Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) jep alarmin se punimet që po kryhen nga qeveria në disa zona bregdetare, papastëritë dhe ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike do ta dëmtojnë seriozisht turizmin këtë vit. “Ndërsa në këto 3 vite nuk u mbajt premtimi për stimulim të industrisë me një paketë dinjitoze fiskale, sikundër fqinjët, të paktën sot nuk duhej të kishim ndërprerje të energjisë elektrike, rritje të çmimi të energjisë në mënyrë abuzive, kjo e konfirmuar edhe nga ERE, si dhe luhatje tensioni dhe tëmtim pajisjesh në të gjithë vendin”, thuhet në një deklaratë të ATA. Shoqata shpreh gjithashtu shqetësimin se plazhet janë të papastruar, si pasojë e mbetjeve urbane të pambledhura dhe punimeve që po kryhen në mes të zezonit. Infrastruktura rrugore, lë gjithashtu për të dëshiruar. “Qytetet kryesore bregetare janë kthyer dhe kanë mbetur në kantiere ndërtimi. Prania e plehrave dhe papastërtitë kanë krijuar vatra insektesh dhe sëmundjesh dhe kafshë rrugësh në shumicën e rasteve të pavaksinuara. Akset rrugore që furnizojën zonat strategjike bregdetare janë më të ngushta se shëtitoret e këmbësorëve buzë detit. Ende ka një situatë të paqartë për administrimin e plazheve. Industria nuk e meritonte këtë perfomancë dhe sfircim në viggjilje të një sezoni delikat”, shprehet ATA. Në deklaratë kritikohet edhe mungesa e stimujve fiskalë nga qeveria. “Në një skenar të ri, i cili përmban sfida dhe mundësi të padiskutueshme, Mali i Zi, Serbia e Maqedonia unifikojne politikat dhe veçanërisht stimujt fiskalë për të tërhequr sa më shumë turistë nga Europa. Të tre këto vende subvencionojnë deri në 15 euro për çdo natë qëndrimi për çdo turist. Në veçanti Maqedonia vë në dispozicion një fond prej 5 milionë eurosh për të stimuluar fluturimet “low cost” dhe qëndrimet në vend. Mali i Zi po ndërton resortin më luksoz në Mesdhe. Serbia investon në pasurimin e portofolit të eventeve, ndërkohë që Shqipëria fillon sezonin e vonuar me energji 48 % më të shtrentjë dhe shërbime rikonstruktuese të sistemit të shërndarjes së energjisë në vijën bregdetare nga 15 – 30 korrik dhe 12 orë ndërprejre të energjisë në ditë”, vijon më tej deklarata. Punime po kryhen në plazhin e Vlorës për ndërtimin e lungomares dhe po ashtu edhe në Himarë, për ndërtimin e shëtitores së re. Ne veçanti banorët e Himarës e kanë kundështuar ndërtimin e shëtitores, pasi e konsiderojnë si betonizim të bregdetit dhe prishje të harmonisë së qytetit. /Lapsi.al
Nessun commento:
Posta un commento