21 giugno 2016

Çelet Zyra e Informimit dhe Promovimit të Turizmit në Berat per 2016

BeratTIRANE 21 Qershor/ATSH/- Bashkia e Beratit ka çelur në qendër të qytetit Zyrën e Informimit dhe Promovimit të Turizmit.
E projektuar si një mini muze, zyra e re informuese do të jetë në dispozicion për mijëra turistë që pritet të vizitojnë gjatë verës qytetin e një mbi një dritareve.
Në zyrën e re në qendër të qytetit, çdo vizitori i ofrohet informacion për destinacionet turistike përmes një aplikacioni online, për traditat e artizanit, këndi i harmonisë fetare, etj.
“Kemi promovim në një broshurë të artizanatit. Hartat dhe fletëpalosjet turistike kanë pikat më me atraksion si dhe risi e zyrës së informacionit turistik është aplikacioni, i cili mjafton të shkarkosh “Vizit Berat” dhe aty gjen gjithçka mbi atraksionet, akomodimet dhe çdo informacion për qytetin”, shprehet një ndër ekspertet e promovimit të turizmit, Mishela Muxhaj.
Sipas të dhënave nga drejtoria për turizmin në bashkinë e Beratit, qytetin e mbrojtur të UNESCO-s, për 6 mujorin e parë të vitit ka pritur 50% më shumë vizitorë së një vit më parë./a.gjonaj/ /a.g/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate