17 giugno 2016

Ballkani që të lë pa frymë: Aventurë origjinale në kufirin Kosovë-Shqipëri

valbona
Valbona
TIRANE, 15 Qershor/ATSH/- Bridget Nurre Jennions, një gazetare e njohur e cila ka marrë jo pak çmime ndërkombëtare për shkrimet e saj mbi turizmin dhe jo vetëm, shkruan kësaj here për kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke iu referuar atyre “si një eksperiencë e papërsëritshme për të përjetuar mikpritje që të daton në shekuj më parë”.
Më parë, në revistën Paste Magazine kjo gazetare ka shkruar për Sarandën dhe Beratin.
kullat3Edhe pse rajoni është i njohur për konfliktet në vitin 1990, ai që e ka vizituar këtë cep të pazbuluar të Evropës Juglindore, e di se këto çështje kanë kaluar me kohë.
Ata gjithashtu e dinë se dendësia e kulturës dhe bukurisë së virgjër që gjenden këtu janë mbresëlënëse.”- shkruhet në artikull.
Lugina e Valbonës, është një ndër vendet e vizituara nga Jennions. Ajo shkruan se Valbona është vendi ideal për të apasionuarit pas natyrës dhe kulturës së shkëmbimit. Në artikull shkruhet se infrastruktura është përmirësuar shumë vitet e fundit, qoftë ajo rrugore, por edhe e bujtinave dhe veçon ushqimin, si ndër më të veçantin e zonës së Malësisë dhe e cilësuar si udhëtim shumë i përballueshëm si çmim.
https://www.pastemagazine.com/articles/2016/06/breathtaking-balkans-authentic-adventure-on-the-ko.html
/a.gjonaj/ /a.g/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate