08 giugno 2016

Gazetarët gjermanë ngjiten drejt kullave të Brizës në Nikaj-Mërtur

kulla
Gazetarë gjermanë në kullën e Nue Mirashit
TIRANË, 7 Qershor / ATSH / –  Një grup gazetarësh nga Gjermania janë ngjitur drejt Brizës, një fshat turistik në malësitë e Nikaj-Mërturit, ku disa muaj më parë GIZ Albania me ndihmën e ambasadës gjermane në vendin tonë, bënë të mundur të ngrihen disa shtëpi (bujtina), baza për pritjen dhe strehimin e turistëve që ngjiteshin në këto lartësi.
Ky bashkëpunim ka mundësuar  turin e radhës me gazetarët gjermanë që u ngjitën në Bris të Nikaj-Mërturit për të reklamuar turizmin shqiptar të lartësive.
Ndoc Mulaj, një nga organizatorët e këtij turi njohës për gazetarët e huaj, thotë se kjo është një zonë që ka probleme sociale, por kohët e fundit ato janë bërë më pak të ndjeshme fal ndihmave që janë dhënë për këtë zonë të thellë malore dhe me një infrastrukturë rrugore jo shumë të përshtatshme për të arritur këtë mrekulli natyrore.
Brizi nuk ka vetëm natyrën e bukur me thyerjet malore, me guvat e shpellat, me burimet e gurrat e famshme, por aty njihesh edhe me një trashëgimi të pasur gojore të miteve e gojëdhënave që lidhen me zakonet dhe sjelljen e zonës. ”Një Brizë me plot probleme sociale, por si gjithmonë shumë mikpritëse e bujare”, thotë shoqëruesi i gazetarëve gjermanë Ndoc Mulaj./m.m

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate