
“Bashkia ka muaj që ka nisur përgatitjet duke nisur fillimisht me uljen e taksave për biznesin, për ti dhënë më shumë frymë operatorëve turistikë, që nga më të mëdhenjtë e deri tek biznesi familjar që merret me turizmin në Pogradec”, tha ai.
Kreu i bashkisë bëri të ditur se këtë sezon është mundësuar një plan për rregullimin e infrastrukturës, të rrugëve e rrugicave, të rregullimit të parkut, dhe të një ndriçimi model që vjen për herë të parë në qytet. Po ashtu, tha ai, këtë vit do rregullojmë më mirë trafikun duke vendosur rregulla për qarkullimin.

Kryebashkiaku hapi edhe siparin e aktiviteteve të shumta duke nisur me panairin e produkteve të zonës në Bulevardin Europa.

Më pas u inaugurua edhe zyra e re e informacionit si dhe së bashku me miqtë dhe të ftuarit e shumtë u zhvillua një vizitë në fshatin Lin, ku u hap edhe një prej mozaikëve 1500 vjeçarë të Bazilikës së Linit.
Amphibien Tour Albania në Pogradec
Ta shohësh Pogradecin nga toka është fantastik por ta shohësh nga liqeni është një magji, dhe ky mjet amfib ta ofron këtë gjë.
Një mjet që ka qenë pjesë e mjeteve mbështetëse të forcave të armatosura R.P.S të Shqipërisë deri në vitin 1994, ka mbërritur në bregun e liqenit të Pogradecit.
Dashamirës të këtij sporti nga Tirana vendosën ta sjellin këtë mjet në jetë dhe ta praktikojnë në liqen dhe në tokë. Ky mjet është i vetmi në Ballkan, raporton Pogradeci News.
Surpriza është që ky mjet amfib do të qëndrojë për 12 muaj në Pogradec dhe do jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve vendas edhe të huaj (Facebook.info amfibe tour albania ) Bashkia e Pogradecit do të promovojë edhe turizmin malor dhe atë kulturor. Vende me rëndësi të madhe historike dhe piktoreske do të marrin rëndësinë e duhur, nga Bishnica në Gurin e Kamjes, nga Selca e varreve monumentale e deri tek Manastiri i Shën Marenës në Mokër./s.gjonaj/ /a.g/
Nessun commento:
Posta un commento