TIRANË, 13 Qershor / ATSH / – Vizitor të huaj nga Amerika, Austria dhe Zvicra,kanë mbërritur në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta,për tu njohur me vlerat natyrore të këtij Parkut.
Ky park mbart vlera të veçanta të florës dhe faunës që rriten e zhvillohen në këtë zonë. Speciet e veçanta ujore dhe nënujore, përbëjnë një interes të rrallë për vizitorët që vijnë nga Amerika apo vende të tjera të largëta.
Divjaka në këtë periudhë merr vlera të veçanta edhe për periudhën e shfrytëzimit të plazhit dhe rërës së saj kurative. Plazhi i Divjakës u cilësua si më i pastërti për ujrat e tij,testim që e publikoi Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
Kështu që ky park krijon hapësira të shumta për një vizitor që kalon aty disa orë apo disa ditë. Vizitorët e huaj u shoqëruan nga punonjësit e parkut për të vrojtuar nga afër Ishullin e Pelikanit dhe Lagunën e Karavastasë.
/a.g/
Nessun commento:
Posta un commento