23 giugno 2016

Syri i Kaltër”, masa për menaxhimin e fluksit turistik kete sezon 2016

syriTIRANË, 22 Qershor / ATSH-N.Lena/ – Syri i Kaltër është një vend turistik shumë i bukur që ndodhet në fshatin Muzinë të Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër. Është një burim shumë piktoresk ku nga një e çarë e Malit të Gjerë del një ujë i kristaltë.
Ky burim ujor është një destinacion tepër i frekuentuar nga turistët. Por mbingarkesa me vizitorë në periudhën e verës ka bërë që nga pushteti vendor, të merren masa për menaxhimin e tij. Ky menaxhim do të ruaj dëmtimin e burimit të rrallë dhe do të sjellë të ardhura ekonomike për komunitetin.
Nga thellësia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e djellit. Eshtë burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë Malit të Gjerë dhe është shpallur monument natyre.
Forma e tij është ovale e ngjashme me formën e një syri, që buron nga toka i errët në mes dhe i kaltër anash. Thellësia e tij arrin deri në 45 m. Ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës së Drinos dhe është shkarkim kryesor i Malit të Gjerë. Eshtë burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi tė dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.
Sipas legjendës në ato zona sundonte një kuçedër, një krijesë madhështore që rrëmbente vajzat, ndalte ujin dhe ua kishte bërë tejet të vështirë jetën banorëve. Derisa më në fund e vranë dhe, kur e vranë, nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar që vazhdon të rrjedhë teposhtë në formën e lumit të Bistricës duke ushqyer një bimësi të harlisur./m.m/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate