21 giugno 2016

Reportazh/Alpet shqiptare, destinacioni më i kërkuar turistik i kësaj vere 2016

  • alpe10.jpg
  • alpe11.jpg
  • alpe12.jpg
  • alpe13.jpg
  • alpet-1.jpg
  • alpet1-1.jpg
  • alpet2.jpg
  • alpet3.jpg
  • alpet4.jpg
  • alpet5.jpg
  • alpet6.jpg
  • alpet7.jpg
  • alpet8.jpg
  • alpet9.jpg
alpe12TIRANË, 21 Qershor /ATSH-Nikolla Lena / -Ky është destinacioni i kësaj vere thotë Ndoc Mulaj, miku im, që është president i Qendrës Mjedisore “Alpe”, si një nismë pikërisht për të nxitur zhvillimin e turizmit në zonat e Alpeve, e kryesisht të krahinës së Nikaj-Mërturit, një krahinë e ashpër me male të lartë e pyje të harlisur.
Për herë të parë kam udhëtuar me Ndocin për në Bris. Isha kurioz për atë zonë sepse kisha dëgjuar shumë por shkelur me këmbë se kisha.
Ngjitja qe e vështirë por ai më mbante me muhabet dhe ma hiqte mendjen nga lartësia. Është lindur e rritur në atë zonë, Nikaj-Mertur.
Nuk e harroj dot shprehjen që më tha: “Nëse e viziton vetëm njëherë, do ta harrosh bregdetin”, zonë nga vij unë.  Me pasion tregonte për vendin e tij, për zanat e për orët, për Eposin e Kreshnikëve, për Omerin e Ajkunën, për kullat e ngujimit që ende qëndronin në këmbë e që mëkat që nuk ishin shpallur monumente kulture, për grykat e për shpellat, për ujin e kulluar të krojeve, për trëndafilat e egër e të mrekullueshëm që në pranverë mbushnin luginat, për vajzat e bukura nikaj-mërturase, që i kishin duart e arta, për bukën erëmirë, për mullisin që ende i shërbente alpe13banorëve me mullirin e tij të vjetër me shumë dashuri, për majat e larta ku fluturonin shqiponjat, për Franc Nopçën, që kishte vizituar Nikaj-Mërturin diku rreth viteve 1900, dhe si deputet i Parlamentit Austriak, i kishte propozuar që ta shpallnin monument kulture nën mbrojtje ndërkombëtare, për bukuritë e rralla e për njerëzit e mrekullueshëm.
Por Ndoci, sot më tregoi për mikun e tij, specialistin e mjedisit dhe të pyjeve të kësaj zone Mark Rupa. Kur mori vesh që unë isha nga Qeresh-Mulaj, tregon Ndoci, më tha: ”Kam shëtitur gjithë Shqipërinë, të gjitha Alpet Europiane dhe shumë vende të tjera të botës dhe vend për zhvillimi e turizmit si Qereshi i Nikaj-Mërturit nuk kam parë”.
Nëse do të shkosh atje, do të bindesh për fjalët e Markut, më tha Ndoci.
Ai përshkruan me pasion vendlindjen e tij turistike dhe më befason me pasionin që flet. “Kullat dy e tre katëshe, kurorën rrethuese me lajthia, lumin me ujëbore e troftën pikaloshe, kanjonin nën Sukullar, Shpellën “Bira e Zezë” një nga më të mëdhatë në Europë, Ortegun, Alshinën e kullotat e tjera, klimen, ajrin e peisazhin mahnitës, fruta alpet5pylli,  njerëz të mrekullueshëm dhe shumë paqësore me natyren dhe njeri-tjetrin” dhe pasioni i tij lexohet në sy.
Vetëm për  10 km rrugë makine, e ka lënë këtë vend pa e kthyer në një nga destinacionet më të pëlqyera turistike të Alpeve Shqiptare. Por, kush ngjitet atje, do të gjej strehë dhe ushqim të bollshëm, atje e mirëpret Pal Rama.
Turistët që shkojnë në Nikaj-Mërturi po shtohen dita ditës dhe  shumica e tyre janë të huaj. Atje, malësori të mirëpret me ato çfarë ka mundësi duke shtuar gjithmonë diçka për mikun si mazën, fërligun etj.
Deri tani nuk ka patur ndonjë organizim për t’i pritur vizitorët dhe do të jetë shumë e vështirë për ta kthyer mikpritjen në biznes por këtë gjë do ta bëjnë djemtë e tyre, të cilët prej vitesh janë të shpërndarë nëpër botë dhe kanë parë e mësuar se si zhvillohet turizmi në vendet malore.
Ka patur disa ekspedita turistike vitet e fundit,disa ide për ta zhvilluar atë spse është një resurs I pa shfrytëzuar ekonomikishtë
Sot për sot, si pasojë e infrastrukturës së vështirë që ka zona e Nikaj-Mërturit, sektori i turizmit nuk është i zhvilluar në nivelin e mundësive që ofron. Kjo ka bërë që kjo zonë sot të jetë e virgjër, pra gjithçka natyrale, pa betonizime. Duke patur parasysh potencialet e shumta turistike që ka zona, turizmi do të jetë në të ardhmen një nga mundësitë më të mira për zhvillimin e kësaj krahine.
Ky reliev ofron kushte shumë të mira për zhvillimin e alpinizmit amator dhe sidomos atij profesionist, pasi e gjithë zona rrethohet nga maja mbi 2000 metra dhe me rrëpira fantastike. Vendet më të përshtatshme për alpinizëm alpe11janë: vargmali Ershel- Ndërmanjë- Kakije, Qafa e Kolcit, Shkami i Rajës dhe përreth Kores së Mërturit,  majat e larta nga Toplana e deri në Palc.
Janë përgatitur përgatitur guida të  posaçme së bashku me hartën e zonës dhe  janë  shpërndarë  nëpër agjencitë turistike e sidomos në qendër të bashkive Bajram Curr dhe Shkodër, në mënyrë që t’u jepen turistëve në dorë përpara se ata të nisen për në faqet e maleve.
Të përshkruash natyrën e bukur të kësaj  zone,është vërtetë e vështirë. Në fillim të viteve 1900, dy ekspedita turistike bëri në Curraj të Epërm, arkeologu, etnografi, gjeologu, shkencëtari e dashamiresi i Shqipërisë  Franc Nopçe dhe i mrekulluar nga bukuria e këtij fshati nga kultura dhe mikritja e banorëve të tij të pashembullt me asnjë vend tjetër i propozon Parlamentit austriak për ta shpallur këtë fshat Monument Kulturë
alpet8Relievi i veshur me shumë lloje bimësh barishtore, shkurre dhe drurë pyjorë, që shpërndajnë një aromë shumë të këndshme dhe bukuri shumë të veçantë, që krijojnë një panoramë të mahnitshme natyrore.
Kësaj bukurie i shtohet edhe puna e  gjallë e njerëzve që me mundim dhe djersën e tyre, duke i zbukuruar me pemë të ndryshme frutore apo rrush, të cilat u japin gjallëri këtyre fshatrave.
Reshjet në  zonën e Nikaj-Mërturit janë të shpërndara kryesisht në të gjithë vitin dhe paraqiten pa shumë ndryshime nga viti në vit. Pyjet dhe kullotat shtojnë bukurinë e peizazheve dhe përbëjnë një nga pasuritë kryesore të kësaj treve.
Kullotat e shumta të ulëta dhe ato bjeshkatore me boronica e mjedrra, larmia e bimësisë dhe e kafshëve që rriten në pyje, bëjnë të mundur që të krijohet fizionomia e kësaj zone, me një të ardhme të padiskutueshme turistike.
Klima e Nikaj-Mërturit është një nga më të mirat për shëndetin e njerëzve, nga më të përshtatshmet për zhvillimin e gjësë së gjallë, ofron kushte shumë të mira për të jetuar në harmoni me natyrën pak të ashpër por tërheqëse dhe bujare, gjë që i jep fizionominë e vet kësaj zone.
 Kullat tradicionale të krahinës,i japin vizitorit një tjetër ndjeshmëri dhe vision për historinë e këtyre maleve.alpet3
Një luginë e rrethuar me maja të larta, në formën e një amfiteatri të qëndisur nga natyra, në mes të fshatit Curraj, është një fushë e madhe e rrethuar me shpate në mes të së cilës kalon lumi me ujëbore. Në mes të fushës, pra në qendër të fshatit ndodhet një kodrinë mbi të cilën është e ndërtuar kisha e Currajve.
Në të dyja shpatet anësore janë të ndërtuara kulla guri me nga dy e tre kate. Një objekt shumë i rëndësishëm në Curraj i Epërm është “Kulla e Ngujimit” ose siç u quajt më vonë “Kulla e Thepit”, sepse është e ndërtuar mbi një thep përballë urës, në mes të fshatit. Bjeshkët e Currajve, atje ku edhe buron lumi, janë përrallore. Vitorit i shfaqen në imagjinatë orët dhe zana e malit, Muji dhe Halili…
Duhet të kemi parasysh që Currajt e Epërm kanë qenë djep i krijimeve të epikës legjendare dhe duhet të mendojmë se ka qenë pikërisht bukuria e këtyre bjeshkëve zanafilla e këtyre legjendave.
Është koha dhe mundësia për ti vizituar nga afër këto vende përrallore. Sot ka mjaftë agjenci turistike që ofrojnë shërbime dhe komoditet për t’i prekur këto lartësi.
/a.g/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate