12 agosto 2016

Turizmi historik si kërkesë e kohës

turizmi1TIRANE, 12 Gusht / ATSH-N.Lena/ –. Turizmi historik sot  është një turizëm në kërkim  dhe mund të quhet si turizëm elitar, që në botën e zhvilluar është shumë fitimprurës për ekonominë.
Me miliona vizitorë të objekteve të lashtësisë i gjen nëpër botë duke vizituar themele rrënojash të vjetra dhe monumente të mbetura në këmbë që nga kohët e lashta. Shqipëria cilësohet si një ndër vendet më të lashta në Ballkan, një vend me histori aktive. Mund të përmendim disa qytete shqiptare me vlera të herëshme historike dhe që sot kanë një vlerë të shtuar në turizmin tonë.
Në qoftë se do të nisim nga jugu i vendit, përmendim Butrintin, me emrin e lashtë Buthrotum, që shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. Është një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me forme gjysmë-rrethi. Po ashtu, me vlerë janë edhe mbetjet strukturore nga ndërtimet e lashta. Është destinacioni më i vizitueshëm përsa u përket vlerave historike që zbresin deri në gojëdhëna.
Apolonia është qytet antik në Shqipëri, ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 turizmi2qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike. Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.
Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që e mbanin të njëjtin emër në kohën antike. U ngrit mbi një kodër në një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Vjosë lidhej me detin Adriatik.
Ndryshe nga qytetet koloni të tjera të cilat ishin ngritur buzë bregdetit, Apolonia ishte ngritur më në brendësi, disa kilometra larg bregdetit. Por, lidhej me bregdetin përmes lumit Vjosa, që në atë kohë ishte i lundrueshëm. Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon dhe qyteti luajti një rol të madh si ndërmjetës tregtar mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Vjosë.
Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për antikitetin.
Arkeologët e quajnë Apoloninë Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.
Me interes të madh për vizitorin në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë etj.
100 vjet nga zbulimi i mozaikut “Bukuroshja e Durrësit” Foto Gezim Kabashi- arkiveDurrësi – Sot është qyteti-port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turistë në ujërat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mirë. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik dhe prej tij futen në territorin tonë me mijëra turistë çdo vit.
Kruja – Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-të. Ka një formë eliptike me sipërfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara.
Berati – U përket qyteteve të rralla ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Krishtit këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu, pasi aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit.
Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P.Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kassandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak turizmi5në shek. II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarët në shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.
Shkodra – Origjina e emrit të saj, SΚΟΔRΙΝΩΝ (Scodra në transkriptimin latin), mendohet të jetë vendi ku shkon Drini (Shko Drinon). Kur erdhën pushtuesit turq në Mesjetë e quanin İşkodra ose Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i myslimanizuar i Aleksandër) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet e dëshmojnë për më të vjetër.
Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në shek. XV ku ishte qendër e humanizmit. Nga ky ambient dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si Marin Barleti e Marin Beçikemi, që me veprat e tyre nxitën futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni Gjon Gazuli, u konsiderua si një nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. krujaHistoriani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639″.
Thuhet se Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të dhënat tregojnë se “akademia” kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas errësirës së shekujve. Gjatë qindravjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik.
Kështu që turizmit historik i duhet dhënë prioritet nëpërmjet investimeve në mirëmbajtjen e qyteteve historike, në infrastrukturën rrugore që të çon drejt tyre, si dhe në kompletimin me personelin përkatës dhe të përgatitur për të pritur vizitorët vendas e të huaj. /a.kehttp://www.ata.gov.al/turizmi-historik-si-kerkese-e-kohes/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate