03 agosto 2016

Kalatë shqiptare mund t’i shihni në 3D

Postuar më: 01 Gusht 2016 09:55
blerjana Bino foto tek shkrimi kryesorQendra UET bëhet pjesë e NetCastle, rrjeti për krijimin dhe promovimin e kështjellave përmes digjitalizimit
Nëse keni vizituar Kalanë e Gjirokastrës dhe besoni se jeni njohur me historinë e kështjellave në jug të vendit, në fakt keni parë vetëm një prej dhjetra të tillash që ka në këtë zonë. Por mos u shqetësoni, pasi të paktën 12 kështjella që gjenden në rajonin e Gjirokastrës do të mund t’i vizitoni online në pamje 3D të realizuara nga një projekt i përbashkët Greqi-Shqipëri.  Ky projekt u përmbyll me një konferencë të realizuar në Universitetin Europian të Tiranës në fund të korrikut, si organizim i Qendrës UET, qendra për projektet dhe Kërkimin Shkencor. Për implementimin e këtij projekti, Qendra UET bashkëpunon me Prefekturën e Qarkut Gjirokastër dhe Rajonin e Ishujve Jonian/Njësinë Rajonale të Korfuz-it, ashtu si dhe me Rajonin e Epirit/Njësinë Rajonale të Thespotisë. Synimi është promovimi i trashëgimisë kulturore përmes teknologjive të reja të informacionit,  mbështetur nga fondet IPA CBC të Komisionit Europian. Projekti NetCastle ka nisur zbatimin qysh prej Korrikut të vitit 2014 nën IPA CBC “Programi Greqi-Shqipëri”, me mbështetjen e Bashkimit Europian.
Në kuadër të projektit, Qendra UET në rolin e partnerit të projektit ka realizuar me sukses krijimin e platformës për promovimin e kështjellave, duke përmendur këtu Digjitalizimin e informacioneve të përzgjedhura për sa iu përket monumenteve historike të zonës dhe zhvillimin për aplikimin e përshkimeve virtuale brenda hapësirës kohore, nëpërmjet përfaqësimeve 3D të monumenteve historike. Diskutimet lidheshin me përpjekjet e përbashkëta të të dyja vendeve, për trajtimin e sfidave të njëjta kulturore. Palët dakordësojnë dhe për rritjen e turizmit në rajon, rinovimin kulturor të turizmit (e-tourism), diferencimin e kështjellave nga monumente të tjera antike klasike, sensibilizimin dhe mobilizimin e komunitetit shkencor lokal, fuqizimin dhe sinkronizimin e metodave informuese për të gjithë banorët dhe vizitorët, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja, kontribut në edukimin kulturor të të rinjve.
Bino: Dixhitalizimi mundëson promovim turistik dhe ruajtjen e të dhënave  
Drejtore e Qendrës UET, Blerjana Bino, vlerëson këtë projekt për promovimin që i bën kulturës dhe ruajtjes së saj nëpërmjet mjeteve më të fundit inovative.
Sipas saj “NETCASTLE evidenton kalatë si monumente të trashëgimisë kultorore të një rëndësie të veçantë dhe shërben për të ndërgjegjësuar aktorë të ndryshëm në fushën e turizmit lidhur me vlerën e tyre si edhe me nevojën për mirëmbajtje dhe investim të qendrueshëm. Më konkretisht, projekti është fokusuar për palën shqiptare në qarkun e Gjirokastrës dhe ka realizuar dixhitalizimin e 12 kalave përmes përgatitjes së tureve virtuale dhe formave 3D të kalave”.
Bino sqaron se projekti e afron Shqipërinë në standardet europiane në këtë sektor. “Dixhitalizimi i monumenteve të trashëgimisë kultore është një proces tashmë i përhapur gjerësisht në Europë, ndërkohë që projekti NETCASTLE e ofron thuajse për herë të parë në mënyrë të plotë në Shqipëri për Qarkun e Gjirokastrës. Ky proces dixhitalizimi që NETCASTLE ka realizuar nënkupton përgatitjen e tureve virtuale, pra mundësinë për të vizituar kalatë virtualisht pa qenë nevoja për të qenë fizikisht atje si edhe përgatitjen e formave 3D të volumit të plotë të kalasë përmes matjeve të sakta. Dixhitalizimi i kalave, si monumente të rëndësisë së veçantë, është i rëndësishëm për dy arsye: së pari, nga pikëpamja turistike”, thekson ajo.  Projekti ka ndërtuar portalin e vet (netcastle.eu)  i cili përmban turet virtuale të 12 kalave të Qarkut Gjirokastër, historikun e tyre, të dhënë kulturore, të dhëna për rajonin të vlefshme për turistët si edhe fotografi edhe informacione të tjera të dobishme në tre gjuhë: Shqip, Greqisht dhe Anglisht. Ky portal do të ndërlidhet me të gjithë aktorët lokalë dhe qendror të turizmit në Shqipëri dhe do të jetë një dritare për turistët e huaj për të zbuluar shumë më tepër për këto monumente. Kështu do të shtohet interesi i tyre për t’i vizituar nga afër. Kjo do të rikthejë vëmendjen edhe ndaj kalave të cilat nuk janë në aksin kryesor, por që janë po aq të rëndësishme e të bukura. Së dyti, nga pikëpamja e qëndrueshmërisë, dixhitalizimi mundëson për profesionistët apo studentët matje dhe të dhëna të sakta për çdo element përbërës të kalasë pa qenë nevojë që ata t’i realizojnë këto matje në terren sa herë kërkojnë një të dhënë apo planifikojnë një veprimtari. Për më tepër, modelet 3D mundësojnë që pas x vjetësh të mund të bëhet krahasimi i ndryshimeve që i ndodhin kalave, sidomos duke pasur parasysh rrezikun e degradimit dhe e moskujdesit”.
Sipas Binos “ky portal do të ndërlidhet me të gjithë aktorët lokalë dhe qendror të turizmit në Shqipëri dhe do të jetë një dritare për turistët e huaj për të zbuluar shumë më tepër për këto monumente. Kështu do të shtohet interesi i tyre për t’i vizituar nga afër. Kjo do të rikthejë vëmendjen edhe ndaj kalave të cilat nuk janë në aksin kryesor, por që janë po aq të rëndësishmë e të bukura. Së dyti, nga pikëpamja e qendrueshmërisë, dixhitalizimi mundëson për profesionistët apo studentët matje dhe të dhëna të sakta për çdo element përbërës të kalasë pa qenë nevojë që ata t’i realizojnë këto matje në terren sa herë kërkojnë një të dhënë apo planifikojnë një veprimtari. Për më tepër, modelet 3D mundësojnë që pas x vjetësh të mund të bëhet krahasimi i ndryshimeve që i ndodhin kalave, sidomos duke pasur parasysh rrezikun e degradimit dhe e moskujdesit”.
Një tur virtual nëpër histori 
“Turi virtual i çdo kalaje ofron një vizitë sikur të ishe në kala duke lëvizur nga një pikë në një pikë tjetër. Pra qytetari ka mundësi të vizitojë kalanë plotësisht vetëm përmes kompiuterit, laptopit, telefonit apo tabletës. Turi ofron njëkohësisht edhe të dhëna gjeografike si harta territoriale ku ndodhet kalaja, hartë satelitore për terrenin rreth saj dhe hartë hibride për të pasur mundësi orientimi, psh si të shkosh tek kalaja nga një pikënisje e caktuar. Gjithashtu turi ofron ndërlidhje me portalin netcastle.eu ku individi merr informacion të plotë rreth historikut të kalasë dhe rajonit në të cilën ndodhet ajo. Gjithashtu turi ofron edhe set fotosh nga kalaja”, sqaron drejtoresha e Qendrës UET. Ajo shpjegon se përveç pamjes 3D në këtë tur virtual vizitorët mund të marrin aty dhe informacione për historinë e kalave dhe të dhëna të tjera për këto monumente të trashëgimisë kulturore. Gjithashtu, portali ofron edhe informacion të dobishëm për individin lidhur me rajonin, si transporti, akomodimi, pika të tjera me interes etj.
Blerjana Bino është optimiste se pavarësisht se ky projekt përfundon këtë vit, do të sigurohet një vazhdimësi e tij dhe me rajone të tjera. Ajo thotë se “ne synojmë të aplikojmë sërish për të replikuar projektin për qarkun e Beratit dhe të Vlorës”.


Kalatë që janë përfshirë në projekt NetCastle
Dixhitalizimi është realizuar për kalatë:
  1. Gjirokastra;
  2. Tepelena;
  3. Libohova;
  4. Kardhiq;
  5. Kërcyra;
  6. Shtëpëzë;
  7. Melan;
  8. Shën Triadhë.
Ndërkohë për kalatë e më poshtë është bërë prodhimi i panoramave 360 gradë duke përdorur fotot e marra në kalatë:
  1. Selo;
  2. Palokastër;
  3. Jerma (Antigonea);
  4. Labova e Kryqit.
Komisioni Europian mbështet projektin e dixhitalizimit të kalave
Entela Sulka, Menaxhere Projekti në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, duke folur në konferencën “Krijimi dhe Promovimi i Rrjetit të Kështjellave – NetCastle”, mbajtur në Universitetin Evropian të Tiranës, tha se ky projekt është një zhvillim i e-turizmit në rajonet ndërkufitare.  Sipas saj projekti NetCastle, i bashkëfinancuar nga Programi IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar “Greqi – Shqipëri 2007-2013”, synonte të zhvillonte trashëgiminë kulturore në rajonin ndërkufitar për të nxitur industrinë e turizmit me përdorimin e teknologjive të reja dhe e-turizmin.
“Në terma të asaj çka kërkohet nga agjenda e anëtarësimit, Shqipëria pritet të përparojë më tej në sektorët e turizmit dhe kulturës”, tha Entela Sulka, Menaxhere Projekti në Delegacionin e BE-së në Shqipëri: “Bizneset e turizmit përballen me vështirësi që lidhen me informalitetin, nevojën për përmirësimin e infrastrukturës, përfshirë menaxhimin e mbetjeve dhe qasjen në energji, si dhe çështjet e pronësisë”. Entela Sulka theksoi sfidat kyçe të sektorit kulturor në Shqipëri, lidhur me mungesën e burimeve financiare dhe njerëzore, kapacitetet institucionale dhe ndërgjegjësimin publik për rolin e trashëgimisë kulturore. “Në anën pozitive, vërejmë një tendencë pozitive në rritje në Shqipëri drejt një pajtimi të trashëgimisë historike dhe liberalizimit ekonomik”, shtoi ajo. Duke pasur parasysh se trashëgimia kulturore është me rëndësi të jashtëzakonshme, BE-ja ka dhënë mbi 10 milionë € gjatë periudhës 2006-2013 për rehabilitimin e trashëgimisë kulturore në Tiranë, Shkodër, Himarë, Krujë, Berat, Korçë dhe Elbasan, ndërsa në fillim të janarit 2016 nisi një projekt i ri për restaurimin dhe rehabilitimin e Parkut të Apolonisë.
Www.mapo.al

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate