22 agosto 2016

Artan Fuga: Ata që vijnë në Shqipëri për turizëm janë trapa

Tjetër shpërthim nga profesor Artan Fuga. Tjetër këmbanë alarmi, kësaj here për turizmin. Fuga thotë se turistët që vijnë në Shqipëri janë kokëkrisur, ose budallenj. Ose edhe aventurierë që duan të shohin se si një vend i Europës nuk ka ende ujë të pijshëm e energji elektrike. Sipas Fugës, ata nuk janë turistë, por vizitorë të kopështit zoologjik ku jetojnë shqiptarët.
Reagimi i Artan Fugës:
Ne industri turizmi?
Hahaha ik o budalla mos u tall!
Ata qe vijne nga jashte ketu jane ose kokekrisur, ose trapa, ose aventuriere qe duan te shuajne kurreshtjen sesi nje vend europian ende nuk eshte ne gjendje te kete uje te pijshem 24 ore, te kete energji elektrike per drita naten, te kete rruge te vizuara, muzera te vizitueshem, te mbledhi fekalet, te kete trotare qe te mos jene si buke e kafshuar nga qener qe nuk dine as te lehin lere pastaj te kafshojne, qe nuk ka nje guide hotelesh dhe qe mbi te gjitha ka neper lokale e rruge kombetare nevojtore qe romaket 2500 vjete me pare nuk do t'i perdornin as per tigrat qe gladiatoret perballonin ne arena.
Nuk jane turista, mos behemi idiote ne budallenjte, jane thjesht vizitore kurreshtare te kopshtit zoologjik ku jemi ne brenda gomere, lepurusha, minj, gjela deti, kunadhe, gjarperinj, zhapike, nuse lale..
http://www.m.lapsi.al/node/36228#.V7s9ktL3_qA

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate