02 agosto 2016

Specialistët mjedisor takim në Vlorë për menaxhimin e Zonave të Mbrojtura

vlor-“Zonat e mbrojtura nuk duhen trajtuar si zona të ndaluara,por si zona që gjenerojnë biznes”-
TIRANË, 2 Gusht / ATSH / – Në qytetin e Vlorës, u zhvillua takimi i parë i Forumit për Bashkërendimin e Planifikimit në nivel Vendor për njësitë Vendore Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.
“Zonat e mbrojtura nuk duhen trajtuar si zona të ndaluara të cilat nuk mund të përdoren, por duhen parë si zona që duhen mirëmenaxhuar nga të gjithë dhe që i shërbejnë qytetareve per një jetë më të shëndetëshme”, ishte tema që dominoi diskutimet e përfaqësuesve të AdZM-ve, të specialistëve ambientalistë, grupeve të interesit si dhe të shoqërisë civile.
Zonat e Mbrojtura, kanë vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe jetike, ne nivel kombëtar dhe ndërkombetar, por ato nuk duhen të mbeten të izoluara nga vizitorët dhe qytetarët.
Perspektiva e tyre duhet të jetë kthimi në objekte të vizitueshme nga turistët vendas e të huaj në mënyrë që të gjenerojnë dhe  të ardhura ekonomike për komunitetin ku shtrihen këto zona.
Disa prej tyre, fal menaxhimit të mirë,janë kthyer në burime të mirëfillta fitimi prej vizitorëve të natyrës, aventurierëve të lartësive apo turizmit të vëzhgimit të shpendëve dhe kafshëve të rralla, siç janë parku I Thethit, Jabllanic – Shebenika apo ai i Divjakës që kanë turistët e tyre të përditshëm.
/a.g/
http://www.ata.gov.al/specialistet-mjedisor-takim-ne-vlore-per-menaxhimin-e-zonave-te-mbrojtura/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate