TIRANË, 30 Gusht / ATSH/ – Në Dardhën e Korçës nuk shkohet vetëm për turizmin natyror apo atë sportiv, atje shkohet edhe për turizmin kulturor.
Studiuesi dhe restauratori Frederik Stamati sjell përshtypjet e tij nga muzeu historik i Dardhës.
Ky muze është ngritur nga vetë dardharët dhe ka një autor kryesor, ai është Kristaq Balli.
Nuk ka shumë kohë që u organizua Muzeu i Dardhës, ai u ngrit në shkollën që ndërtuan dikur me shpenzimet e tyre emigrantët ekonomikë të këtij fshati që migruan në Amerikë.
Në pamje të parë të bien në sy elementet ndërtimore origjinalë, të ruajtur gjatë një shekulli të ekzistencës së kësaj shkolle. Por, ky muze të impresionon menjëherë me atë që paraqet, një shoqëri shqiptare tepër të përparuar.
Aty ndesh figura të njohura të shkencës tonë, arsimit, lëvizjes për pavarësi, të të gjitha fushave të kulturës, etj.
“Gjatë vizitës në muze ndjen vetëm lartësinë e komunitetit dardhar”, shprehet Stamati.
Kush viziton Dardhën duhet të vizitoj edhe muzeun e saj./m.m
https://www.ata.gov.al/dardhe-muzeu-historik-si-nxitje-e-turizmit-kulturor/
Nessun commento:
Posta un commento