
Bashkëpunimi me Bashkinë Berat për konsolidimin e konceptit të turizmit të qëndrueshëm vjen këtë herë përmes projektit të shtegu panoramik të eremiteve mesjetarë. Agjencia Kombëtare e Turizmit vlerëson se ky shteg, kjo rrugë, në itinerar dhe në pamje madhështore është bërthama turistike e Beratit, që lidh shkurt e magjishëm qytetin e jashtëm me Kalanë ose dy pjesët më përfaqësuese historike dhe turistike dhe ka një rëndësi të madhe në të gjitha këndvështrimet.
Me ndërtimin dhe kompletimin e saj Beratit i shtohet jo vetëm një pasuri që zbulon mbi 2000 e ca vjet histori, por edhe një qasje të re e moderne për turizmin, që duhet shfrytëzuar më së miri sepse nuk mund t’i mungojë hartës europiane të turizmit shqiptar.
Projekti, një risi që na shpalos mbi dymijë e ca vjet qytetërim
Rruga e projektit tonë që rinis aty, vazhdon i ngjitet shpatit të thiktë deri në lartësinë e Kishës së Shën Mëhillit, xhevahirit të monumenteve të kulturës së Shqipërisë. Kisha e Shën Mëhillit është ndërtuar në këtë shpat të thepisur, në anën jugore të Kalasë së Beratit. Ajo është një kapelë e tipit kryq i brendashkruar pa mbështetje të brëndshme, me kupolë mbi tambur dhe me narteks në anën perëndimore.

Agjencia Kombëtare e Turizmit jo vetëm e shikon me përparësi këtë nismë, por do të fokusohet me përkushtim deri në realizimin e plotë të saj. Projekti i ringjalljes së kësaj rruge mijëravjeçare është një risi e domosdoshme për Beratin sot; është si një shkundje nga apatia, nga mosbesimi, nga kaosi që na rrethon. Bëhet fjalë për një shteg, rrugë të kalldrëmtë, rreth dy metra e gjerë, me shesh-pushime panoramike, me parmakë të hijshëm mbrojtës, me ndriçim të përshtatshëm, me sinjalizime shpjeguese dhe informacione të detajuara historike, të alternuar me shërbime të ndryshme turistike e shplodhëse.

Kjo nismë e AKT, u bë në vijim të ditëve të pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, i cili tashmë është kthyer në një produkt jo vetëm shpirtëror por edhe turistik pasi me qindra mijëra vizitorë të shumtë nga brenda dhe jashtë vendit vizitojnë këtë vend të shenjtë dhe në të njëjtën kohë vizitojnë dhe zonat turistike të qytetit dhe krahinës përreth.
Promovimi në rritje që AKT ka bërë për Beratin, ka dhënë frytet e para pasi nga të dhënat paraprake që kemi marrë nga Bashkia dhe operatorët turistik, kemi një rritje me 30% të numrit të vizitorëve që vijnë në Berat, krahasuar me vitin e kaluar./m.m/
https://www.ata.gov.al/shtegu-panoramik-i-eremiteve-mesjetare-berthama-turistike-e-beratit/
Nessun commento:
Posta un commento