DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
03 agosto 2016
Zbuloni sportin ekstrem që po i bën të gjithë për vete në Shqipëri, detajet se si mund të provoni një super eksperiencë
GUSHT 3, 2016
(HTTP://NEWSPORT.AL/CATEGORY/FITNESS/)
Ngjitje në mal, kacavarje apo një emër tjetër për një sport që ka nisur të bëhet shumë trendy dhe i kërkuar në Shqipëri. Një sport ekstrem që ka nisur të joshë shumë të rinj. Elion Çikopano instruktur në Rock Tirana Climbing Gym, tregon shumë të pathëna për një sport që duhet provuar. Manuali i regjistrimit, ccfarë përfiton nga ky sport, axhenda e afërt dhe planet për të ardhmen.
Çfarë është sportiqë praktioni?
Në anglisht quhet Sport Climbing dhe Bouldering, në shqip kacavjerrje sportive ose alpinizëm.
Keninjë klub tuajin?
Kemi një palester ku prej 4 vitesh të apasionuar të këtij sporti vijnë rregullisht të mësojnë apo të sterviten. Një klub apo ekip në termin tradicional nuk kemi por jemi komuniteti i parë i kacavarësve në Shqipëri në kohët post komunizëm.
Sa antarë jeni?
Ne stërvisim rreth 50-60 fëmijë dhe rreth 20-30 te rritur dhe adoleshent. Numri i komunitetit është në rritje të vazdueshme nga viti në vit.
Si mund të regjistrohesh?
Mjafton të vish dhe ta provosh, më pas mund të bësh një abonim të rregullt dhe përfiton nga gjithçka që palestra ofron, qoftë trajnimet e teknikave të përdorimit të litarëve, apo udhëtimeve outdoor, apo thjesht stërvitje në mur.
Për cilat mosha është ivlefshëm më tepër?
Mosha nuk ka të bëjë në këtë sport. Në grupin më të vogël të femijëve e kemi 5-6 vjeç, ndërsa për të rritur kemi patur dhe 46 vjeçar. Në botë ka dhe 70 vjeçar që merren rregullisht me këtë sport.
Cilat janë aktivitetet ku kenimarrë pjesë?
Ne organizojmë vete një aktivitet ndërkombëtar për climbing (Abanian Climbing Festival) ku sivjet zhvilluam edicionin e dytë në Përmet. Gjithashtu marrim pjesë në një pjesë të mirë të eventeve të rajonit ku shpesh shkojmë në Maqedoni apo Kosovë, me komunitetin e të cilave kemi lidhje të ngushta si dhe në vende të njohura për climbing në Evropë kryesisht.
Pasion apo aktivitet fizik?
Ndërthuren të dyja, po natyrisht që pa pasion nuk mund të lodhesh kot fizikisht. Është një sport shumë kompleks, ku ndërthuren në mënyrë shumë të barabartë forca fizike, teknika si dhe forca mendore. Është disi e vështirë të shpjegohet po nuk e keni provuar, por pasi e provon e kupton shumë mirë sesa sport kompleks dhe i balancuar është. Mbi të gjitha fakti që zvillohet outdoors ka një plus shumë të madh tek pasioni.
Sa ndihmon për të përgatitur muskujt?
Sport Climbing kërkon një përdorim të të gjithë trupit, dhe jo vetëm. Mendja gjithashtu zë një vend të rëndësishëm. Duke e praktikuar fitohet një forcë e gjithë muskujve si dhe nje koordinim e sens ekulibri. Të krijon një mënyrë tjetër të konceptit të trupit dhe të hapesirës ku vepron. Një ndihmë tjetër që nuk duhet nënvlerësuar është dhe ajo mendore. Climbing është një menyrë e mirë për të kapërcyer friken dhe ku mësohet fare thjesht se më së shumti kemi kufij imagjinar mendor sesa real.
Cilat janë planet më të aferta në axhendë?
Po mendojmë që të organizojmë një event multisportiv në vjeshtë ku do të nderthuret climbing, mountain biking dhe kayaking. Një event tjetër që po organzojmë do të jetë në tetor ku do të mbledhim komunitetet e ballkanit për një climbing trip në Gjipe. Për gjithcka do te informoheni në faqen tonë të fb: ëëë.facebook.com/RockTirana
Sa vite ke që e ushtron këtë sport?
Ka rreth 6 vite qëkur e kam filluar por 4 vitet e fundit duke e ushtruar në nivel profesional në climbing.
Një mesazh për ata që ikanë frikë sportet ekstreme?
Sportet ekstreme janë një mënyrë e shkëlqyer për të njohur vetveten dhe natyrën. Kufijtë shpesh janë mendor dhe pasi i thyen, një botë e re të shfaqet para syve. Më pas sportet ekstreme në kohet e sotme, nuk janë më aq ekstreme pasi pajisjet janë përmiresuar aq shumë sa shumica e rrethanave janë të kontrollueshme, kështu që ju mbetet vetem të shijoni ndjesitë.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento