
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, në një postim të premten në rrjetin social Twitter, shkruan se “18% më shumë vizitorë të huaj për këtë sezon turistik në portin e Vlorës dhe Sarandës, shifra që flasin vetë!
Numri i vizitorëve të rregjistruar në sportelet pritës u rrit me 18 % krahasur me të njëjtën periudhë një vit më parë .
Ndërsa numri i vizitorëve shtetas të huaj që mbërritën në portin e Vlorës dhe Sarandës gjatë periudhës 1 qershor deri 10 gusht 2016, u rrit në 52 917, kundrejt 44 722 vizitorëve në vitin 2015, shkruan Ministrja Ekonomi. e.xh/ /a.g/
http://www.ata.gov.al/sezoni-turistik-rritet-me-18-numri-i-vizitoreve-te-huaj/
Nessun commento:
Posta un commento