
Është një fshat i mbledhur, me shtëpi të rregullta, me një shesh të vogël në qendër të tij ku mbretëron një rrap shekullor.
Aty mblidhen ata që kanë mbetur në fshat, bisedojnë dhe këndojnë si në kohë të vjetra. Janë mikpritës dhe të muhabetit kur atje ngjiten vizitorë.
Prej aty qyteti i Himarës, bregdeti dhe plazhet rreth bregut, duken si në pëllëmbë të dorës.

Kohët e fundit bashkia e Himarës ka menduar ta rregulloj sheshin e ta kthej në një vend pritjeje për mysafirët. Po kështu, po mendohet edhe për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës Himarë- Pilur.
Një rrugë që deri më sot ka penguar që ky fshat i bukur dhe me histori, të mos vizitohet masivisht.
Drejt këtij fshati ngjiten çdo ditë vizitorë të huaj që kanë dëgjuar për folklorin dhe kryesisht për grupin e famshëm muzikor të Pilurit me isot polifonike.
Vizitorë nga Europa dhe bota i gjen shpesh në këtë fshat sidomos tani në verë.

Ata që s’kaluan dot mbetën dhe krijuan disa prej fshatrave të bregut./m.m/ http://www.ata.gov.al/piluri-fshati-i-kenges-dhe-historise-ne-vemendjen-e-bashkise-se-himares/
Nessun commento:
Posta un commento