TIRANË,8 Gusht / ATSHN.Lena / – Kanionet e Nivicës janë e vetmja pasuri natyrore e turizmit malor në Jug të Shqipërisë.
Kushdo që ka udhëtuar qoftë dhe një herë drejt Kurveleshit, ato të shfaqen përballë ndërsa ngjitesh rrugës për në Progonat.
Ato janë dhe më mahnitëse kur i shikon nga Nivica. Thellësia e tyre shkon deri në rreth 70 metra dhe mund të përdoren për ushtrimin e sporteve të ujit.
Ndodhen në afersi të fshatit Nivicë të rrethit të Tepelenës. Kanë gjatësi deri në disa km, gjerësi mesatare rreth 15 m, ndërsa thellësia varion sipas shtegut malor ku kalon lumi dhe shkon deri në disa dhjetra metra.
Kanionet janë formuar nga erozioni i perroit(lumit) të Nivicës, pjesë e atij të Bënçës, në shkëmbinjtë gëlqerorë. Shpatet e kanionit janë vertikalë, kane guva e shpella karstike shumë të vështira për t’u eksploruar.
Kalimi përgjatë fundit të kanionit është i veshtirë, pasi ka edhe pragje me lartësi deri disa metra. Pamja e tyre madheshtore, gjelbërimi në të dy anët e tyre, i bëjnë ata tërheqes. Kanë vlerë ekologjike, shkencore, didaktike e turistike.
Vizitohen sipas rrugës automobilistike Tepelenë , Progonat, Nivicë.
Por kjo rrugë le për të dëshiruar për të ndërmarë një kursion turistik e të kalosh një ditë të qetë në këtë natyrë të bukur.
Kohët e fundit turistët aventurier të sporteve ujore,kanë filluar ti vizitojnë këto kanione dhe ti prezantojnë ato në botën turistike nëpërmjet fotove e vidiove që realizojnë në këto kanione.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/kanionet-e-nivices-turizmi-malor-i-jugut/
Nessun commento:
Posta un commento