07 GUSHT 2016
Bjeshka e ka zgjedhur më të bukurën e saj. Olimpia Smajlaj është fituesja e festivalit artistiko-kulturor Logu i bjeshkëve, i cili si çdo vit u mbajt ne pikën turistike të Lëpushës në zonën e Kelmendit.
Dhjetra banorë, turistë nga qytete të ndryshme dhe shqiptarë të diasporës, nën ritmin e këngëve dhe valleve të Malësisë së Madhe ndoqën për orë të tëra këtë aktivitet. Pjesëmarrëse ishte edhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila falenderoi dhe vlerësoi vajzat konkurente. Nga ana tjetër, Fituesja e Logut të Bjeshkëve tha se është krenari për të mbajtja e veshjes tradicionalte të xhubletës.
Logu i bjeshkëve është një manifestim kulturor që zhvillohet periodikisht që nga viti 1998 në të shtunën e parë apo të dytë të gushtit në fshatin Lëpushë të Kelmendit, në vendin e quajtur Qafa e Predelecit. Në këtë manifetim, vajzat e Malësisë së Madhe dhe më gjerë konkurrojnë për kurorën e “Mis Bjeshkës”, ndërsa për vizitorët e shumtë kjo është një mundësi që të njihen më tepër me veshjet tradicionale, këngët dhe vallet e Kelmendit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
http://shqiptarja.com/m/kulture/zgjidhet-m--e-bukura-e-logut-t--bjeshk-ve-kumbaro-vler-soi-vajzat-369502.html
Nessun commento:
Posta un commento