TIRANË, 3 Gusht / ATSH / – Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, ripërsërit idenë e tij të hershme për menaxhimin e plazheve në vijën tonë bregdetare.
Duke marre si shembull menaxhimin e plazheve në shtetin fqinj, Itali, ai thotë se duhet garë e ndershme dhe me standarde për të marrë administrimin e tyre.
Tare thotë se: “ Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka bërë të njëjtin propozim prej më se dy vitesh për të futur në garë të gjithë ato subjekte që kërkojnë të marrin plazhe në administrim dhe jo të trashëgojnë pronën publike që i përket të gjithë qytetareve”.
Megjithë fluksin e lartë të turistëve në brigjet tona ujore, përsëri vërehen mangësi në menaxhimin dhe administrimin korrekt të tyre.
Që nga pritja dhe shërbimi hotelerik deri te loja me çmimet në ushqim dhe shërbime të tjera në dispozicion të pushuesit.
Shpeshherë nuk gjen të afishuara këto çmime në listat përkatëse dhe faturat e pagesave shkruhen me dorë dhe refuzohet konstatimi nga personeli I shërbimit. Kjo situate sjell konflikte dhe pasiguri./n.l/ /a.ghttp://www.ata.gov.al/tare-plazhet-te-jepen-ne-administrim-me-konkurence-dhe-jo-te-administrohen-si-prone/
Nessun commento:
Posta un commento