30 agosto 2016

Guida franceze, 10 ditë për të njohur Shqipërinë

IMG_5434-Le_gourmand_voyageur_roadtrip-albanie-300x211TIRANË, 30 Gusht/ATSH/- Janë francezët ata që së fundmi kanë vendosur në qendër të vëmendjes turizmin në Shqipëri. Këtë herë është blogu i njohur francez i udhëtimeve ‘Gourmand’ që ka njoftuar një udhëtim 10-ditor në Shqipëri. Ata kanë vendosur të ndajnë me lexuesit çdo detaj të udhëtimit.
Arsyeja se përse zgjodhën Shqipërinë ka të bëjë me autenticitetin e vendit tonë. “Shqipëria është plot me peizazhe befasuese, parqe natyrorë dhe tempuj të lashtë.
Ne mbetëm disi të zhgënjyer me Kroacinë dhe Malin e Zi që nuk e kanë ruajtur origjinalitetin e tyre dhe i kanë hapur rrugë turizmit masiv. Në Shqipëri, ne shpresojmë të gjejmë brigje të paprekura. Ne do të nisemi me një linjë direkte të krijuar së fundmi nga Parisi për në Tiranë”, shkruhet në Gourmand.
Ja çfarë parashikon udhëtimi:
Dita 1: Mbërritja në Aeroportin e Tiranës. Nisja direkt për në pikën tonë të parë të interesit: Parku Kombëtar i Thethit në Veri, me një ndalesë në Shkodër.
Dita 2: Udhëtim në Theth, qëndrim për 2 net, në një nga shtëpitë mikpritëse.
Dita 3: Ecje në Theth, drejt peizazheve që premtojnë se të lënë pa frymë.
Dita 4: Nisja për në Durrës
Dita 5: Vizitë në Vlorë dhe në rrethinat e saj, ku do të zbulojmë Llogoranë, Parkun e Zvërnecit dhe Orikumin
Dita 6: Dhërmi. Ne shpenzojmë kohë në plazhin e Dhërmiut dhe të Llamanit.
Day 7: Në Jug do të qëndrojmë 3 ditë. Në të përfshihet qëndrimi edhe në Sarandë
Dita 8: Plazh në Ksamil dhe ekskursion në ishullin e Korfuzit
Dita 9: Vizitë në Gjirokastër
Dita 10: Rifillojmë rrugën për në kryeqytet, për të shpenzuar pak kohë në të, për t’u nisur në ditën e 11-të për në Paris.
“Ne kemi rregulluar ushqimin dhe akomodimin. Për këtë të fundit shpresojmë të shpenzojmë rreth 200 euro për person. Mezi presim që të shkojmë”, thuhet në blogun francez. /monitor.al/a.gjonaj//m.m/
https://www.ata.gov.al/guida-franceze-10-dite-per-te-njohur-shqiperine/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate