02 agosto 2016

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë tërheq turistë të shumtë

elbaTIRANË, 2 Gusht / ATSH-N.Lena/ –  Edhe sot, Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, pati vizitorët e tij të preferuar.
Çdo ditë e më shumë ky park po tërheq vizitorë të natyrës dhe aventurës jo vetëm në  fundjavë por  dhe në ditë të tjera të saj.
Ata vijnë nga zonat rreth parkut, Elbasani, Librazhdi, Tirana por edhe nga Lushnja e Durrësi.
Së fundmi, ky park po tërheq edhe turistë të huaj aventurier të ngjitjeve  malore.
Një nismë të mirë në promovimin e turizmit  të natyrës  në këtë park, bën AdZM-ja e Elbasanit në reklamimin dhe organizimin e tureve turistike.
Janë  administratorët e këtij parku, që ditën e sotme organizuan një ngjitje në pikat më dominuese të parkut me grupe të ndryshme të rinjsh.
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, shtrihet në pjesën lindore të rajonit të Librazhdit në juglindje te vendit dhe përfshin malet me të njëjtin emër që kufizohen me Maqedoninë. Parku ka shtrirje më të madhe se 40 km, në veri nga fshati Steblevë deri në jug në fshatin Rrajcë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 33.929 ha. Malet e Parkut Shebenik – Jabllanicë dominohen nga thepisjet e theksuara dhe variojnë me lartësi nga 300m deri në 2.262 (Maja Rreshpes – Shebenik).elb1
Administrata e Zonave të Mbrojtura e qarkut Elbasan, që me specialistët e saj është në monitorim të përhershëm të këtij parku, për të shmangur dëmtuesit e pyjeve dhe gjuetarët e paligjshëm  si dhe shmangien e zjarreve në këtë periudhë të nxehtë të motit.
Po ashtu, ata bëjnë dhe shoqërimin e vizitorëve e turistëve aventurierë që vizitojnë pyjet dhe malet  tashmë të mbuluar me gjelbërimin stinorë.
Nga kjo administatë, shpesh herë në drejtim të ATSH-së vijnë dhe foto tepër pikante ku pasqyrohet peisazhi i këtij parku, aktiviteti turistik si dhe jeta e vetë banorëve. Edhe sot,ata shoqëruan një grup të rinjësh në një guidë  drejt  pikave turistike -Llanga e Letmit,Fusha e poshtëme e Letmit si dhe drejt  Shpellës së Akullit.
“Asnjëri nga pjesëtarët e grupit dhe të stafit të AdZM-së, nuk mund ta harrojë këtë ditë shumë të bukur” shprehet Fatmir Brazhda, Drejtor i AdZM-së në Elbasan dhe një prej organizatorëve të guidave turistike me të rinjtë në këtë park. /a.g
http://www.ata.gov.al/parku-kombetar-shebenik-jabllanice-terheq-turiste-te-shumte/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate