TIRANË, 26 Gusht / ATSH-N.Lena/ – Kemi folur shpesh për turizmin alpin, për bukuritë, vështirësitë dhe adrenalinën që gjeneron ai në organizmat e atyre që e kanë provuar.
Turizmi alpin tek ne përfaqësohet kryesisht me Thethin dhe Valbonën. Këto janë dy qëndra të rëndësishme ku vizitore nga vendi dhe bota shkojnë atje në të katër stinët e vitit.
Të dyja pikat turistike Valbona dhe Thethi, janë afër njëra tjetrës dhe ndahen nga një lartësi malore prej pak kilometrash, por rruga drejt njëra-tjetrës është e kalueshme dhe mjaft piktoreske. Është një rrugë malore e pyllëzuar dhe së fundmi me qëndra shlodhjeje dhe me shërbim ambulant për udhëtarët e lodhur nga ngjitja. Banorët e zonës e kanë kuptuar leverdinë e këtij shërbimi dhe kanë menduar për këto pika relaksi dhe rimarrje energjishë.
Është një mrekulli që ti shikoni të dy këto zona të mrekullueshme në të njejtin udhetim.
Dhe kjo është e mundur sepse shumë agjenci turistike e ofrojnë këtë shërbim, mjafton të ecini për rreth 6-7 orë dhe kalon nga Valbona në Theth ose anasjelltas.
Ky itinerar përfshin një ngjitje nga Valbona (995 m) në qafën e Valbonës (1759 m) dhe për të zbritur në Theth në lartësinë 745m mbinivelin e detit.
Ky itinerar përfshin një ngjitje nga Valbona (995 m) në qafën e Valbonës (1759 m) dhe për të zbritur në Theth në lartësinë 745m mbinivelin e detit.
Ky kalim është një shteg i lashtë që lidhte rajonet fisnore të Shalës dhe Nikaj-Mërturit. Behet fjalë për të ngjitur rreth 1000 m dhe te zbrisni në 800 m.
Gjithe udhëtimi zgjat rreth 14 Km dhe terreni i thyer e malor e zgjat në kohë udhëtimin.
Kalimi Theth – Valbonë është një ndër udhëtimet më të bukura jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë.
Kjo pjesë nga Valbona në Theth ose anasjelltas është pjesë e “Peaks of The Balkans” Majat e Ballkanit, midis Shqipërisë – Kosovës – Malit të Zi, e cila ka fituar çmimin “Best trail of The Year” për vitin 2013, nga një ndër organizatat më të njohura në botë siç është Tourism for Tomorrow.
Vizitore të shumtë nga Europa apo bota, të tërhequr nga kurioziteti I këtij udhëtimi plot aventura, e përshkojnë atë çdo vit në të katër stinët. Këta janë aventurierët e lartësive dhe të turizmit. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/kalimi-i-shtegut-theth-valbone-apo-anasjelltas-nje-mrekulli-turistike/
Nessun commento:
Posta un commento