11 agosto 2016

Liqenet Ulëz-Shkopet, një atraksion për turizmin familjar

  • ulz2-1.jpg
  • ulz31-1.jpg
  • ulza4.jpg
  • ulza5.jpg
ulz31TIRANË, 11 Gusht /ATSH- N. Lena/ – Një prioritet të dukshëm në fushën e turizmit këtë sezon ka patur turizmi malor dhe ai natyror.
Kur përmend turizmin natyror, kam parasysh turizmin në parqet dhe zonat e mbrojtura natyrore të Shqipërisë, që tashmë janë kthyer në destinacione tepër të vizitueshme për natyrën e tyre të veçantë.
Përmendim  këtu Parkun Kombëtar të Divjakës, atë të Shebenik-Jablanicës, parku natyror i Valbonës, Thethit, por këtë verë vizitorë të shumtë nga vendi dhe Europa kanë qene edhe ne Parkun Natyror Rajonal të Ulzës.
Ky park ka sjellë turistë të shumtë këtë sezon veror nga Gjermania, Franca, Polonia etj, te cilet kanë preferuar të pushojnë me familjarët e tyre në brigjet e liqenit të Ulzës.
Njëkohësisht dhe familjarë të shumtë të zonës kthehen dhe bëjnë pushimet në shtëpitë dhe ambiente të ndryshme në zgjatimin e këtij liqeni.ulza4
Një efekt pozitiv në tërheqjen e turistëve në këtë zonë ka organizata natyraliste “Miqësia” në qytezën e Ulzës, si pjesë e rrjetit për mbrojtjen e natyrës, në bashkëpunim me aktorë të tjerë lokale, në kuadër të projektit SENiOR-a.
Ky liqen ndodhet jo larg Tiranës, rreth një orë me makinë dhe krijon një mundësi të mirë për turizmin familjar dhe atë intim.
Veç natyrës së gjelbër dhe ajrit të pastër, ajo cka i tërheq vizitorët është ushqimi bio dhe i freskët. Peshku i liqenit, mishi I bagëtive që kullosin në malet përreth, si dhe produktet e qumeshit, janë një kuriozitet për një ulz2vakt ushqimor të veçantë.
Po ashtu edhe vet historia e vendit me traditat, zakonet dhe dukuritë etnografike në veshjen e vendasve, në folklorin e tyre, përbëjnë një kuriozitet për vizitorin edhe kur ai kalon disa orë apo ditë në këtë krahinë. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/liqenet-ulez-shkopet-nje-atraksion-per-turizmin-familjar/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate