TIRANË,10 Gusht / ATSH.N.Lena/ – Stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në bashkëpunim me ekspertë Francez të Conservatoire du Littoral, po vijon punën për fazën e dytë të Planit të Menaxhimit në Ishullit e Sazanit.
Po bëhet një survey arkeologjik, studim stilistik arkitekturor i ndërtesave, hapje e shtigjeve të reja për turistët që të mund të prekin natyrën dhe historinë e ishullit.
Sazani është i vetmi ishull në territorin tonë që përflitet prej kohësh si një destinacion turistik me vlera të shtuara në turizmin shqiptarë.
Deri më sot mbetet një ishull i mbyllur dhe i izoluar nga vizitorët masiv. Aty futesh me një leje të posaçme dhe vizitohet nga një elitë e caktuar njerëzish.
Sazani vërtet është një atraksion i fuqishëm për turizmin dhe kuriozët e historisë, por akoma nuk është hapur drita jeshile për ta vizituar. Është një ishull pa investime dhe infrastrukturë rrugore dhe ekonomike…/a.g/
http://www.ata.gov.al/menaxhimi-i-ishullit-te-sazanit-bashkepunim-me-ekspert-francez/
Nessun commento:
Posta un commento