12 agosto 2016

Bashkia e Fierit, praktikë të re për pastrimin e vijës bregdetare

dsFIER, 12 Gusht/ATSH/.- Bashkia e Fierit po zbaton një praktikë të re pastrimi për vijën bregdetare, me mjete pastruese. Në bashkëpunim me biznesin që operon përgjatë vijës bregdetare, ka nisur testimi i kësaj mënyre të re pastrimi.
Realisht puna për pastrimin e plazheve nga ana e bashkisë ka nisur që përpara çeljes së sezonit veror, duke mobilizuar njerëzit me mjete dhe vullnetarë të shumtë. Gjatë këtij procesi u vu re se, për të siguruar cilësi më të mirë shërbimi në një kohë më të shkurtër, nevojiteshin metoda më të avancuara.
Kjo teknologji që po testohet sot në bregdetin e Darëzezës aplikohet edhe në shumë plazhe të tjerë (me të njëjtën tipologji) në vende si, Italia, Kroacia etj. Ajo bën të mundur pastrimin e rërës, krehjen e saj dhe shkriftimin, gjë që nuk mund të arrihet nëpërmjet metodave tradicionale që janë aplikuar deri më sot.
Me ndarjen e re territoriale, Bashkia Fier mori në administrim vijën bregdetare të kufizimit të vetë me detin Adriatik. Në këtë vijë bregdetare përfshihen plazhi Seman, Darëzezë, Pish Poro. Ky është viti i parë që bashkia mori në administrim këtë vijë bregdetare dhe ka vendosur që shumë shpejt ta kthejë këtë bregdet ende të pashrytëzuar, në një bregdet të lakmueshëm për pushuesit.
dsaPër këtë qëllim, pranë Bashkisë Fier është angazhuar edhe një strukturë përkatëse për turizmin. Ajo merret me programimin dhe bashkërendimin e punës së Bashkisë dhe Qeverisë shqiptare, si dhe me përgatitjen e strukturës informative për zhvillimin e turizmit e shfrytëzimit të saj, si atë veror, arkeologjik e kulturor.
Paralelisht ka nisur puna edhe për vitin 2017, duke programuar zbatimin e shërbimeve të tjera për turizmin në Fier, Pojan, Apolloni, program që do të jetë i përheshëm për çdo ditë dhe stinë të vitit./m.m/
http://www.ata.gov.al/bashkia-e-fierit-praktike-te-re-per-pastrimin-e-vijes-bregdetare/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate