20 dicembre 2013

VLORË/ TURIZMI I MUNGUAR NË MONUMENTET E KULTURËS

Permasat: x
      -Vëzhgim-

     VLORË, 19 Dhjetor/ATSH-H.Koçi/.-Të paktën 51 monumente natyrore, në rrethin e Vlorës, me vlera të rralla në funksion të një turizmi tashmë të munguar, janë lënë në mëshirë të fatit, çka rrezikon dëmtimin e pakthyeshëm të tyre.
      Sipas specialistëve, ato e kanë marrë këtë status për shkak të karakteristikave që i bëjnë ato unikale në llojin e tyre. Në këtë kategori përfshihen 16 rrepe shekullorë,11 shpella, një ujëvarë, një deltë detare, një burim i kripur, dy tarraca detare, dy mbihipje toke aktive, një kanion, një lagunë, një gji, një falezë, një dunë rëre etj.
      Këto objekte natyrore përbëjnë atraksione në funksion të vlerave turistike dhe janë produkt  i veprimit të forcave natyrore për një kohë shumë të gjatë. Mes tyre, një pjesë të rëndësishme e zenë rrepet shekullorë, ku veçohen ato të Pilurit, Kudhësit, Palasës, Rrapi i Xhamisë, Çezmës, Kuçit, dhe Buronjave, Izvorit, Tragjasit, Drashovicës, Velçës, Smokthinës etj.
     Ndërkohë që në listën e monumenteve natyrore përfshihen edhe Pisha Flamur, në Parkun Kombëtar të Llogorasë, drurët me kurora mjaft interesante në këtë park, të krijuara nga veprimi i korrenteve të erërave etj.
     -Monumentet natyrore, dëshmi e hostorisë dhe traditave në zonat ku ndodhen-

     Por, nuk mjaftojnë këto. Secila prej tyre ka edhe historinë e vet, që në mjaft raste lidhet me vetë historinë e zonave ku ato gjenden. Kështu psh, në zonën e fshatit Mesaplik, dikur ndodheshin rreth 200 rrepe, nën hijen e të cilave janë zhvilluar mbledhjet historike të popullit të krahinës, ku janë marrë vendime me rëndësi përballë ngjarjeve të ndryshme.     
     Nga ky numër, aktualisht kanë shpëtuar 30-40 pemë të tilla, ndërkohë që rrapi më i spikatur me një moshë që i kalonte të 500 vjetët, u dogj në vitin 1990. Të njëjtat vlera historike kanë edhe rrepet e Kurveleshit dhe të Tragjasit, ku janë zhvilluar kuvende të rëndësishme të krahinave për të ngritur popullin në luftë kundër pushtuesve.
 
     -Ilqet, një dru i rrallë dhe unikal, drejt zhdukjes-

     Nga ana tjetër, masive ilqesh, një dru i rrallë dhe unikal për Vlorën, po shkojnë drejt zhdukjesh. Mjaft prej tyre në zonën e Zarelit janë bërë pre e veprimeve të individëve të papërgjegjshëm dhe tashmë ato ekzistojnë në një masë të madhe vetëm në letër.
     Kjo pasuri e rrallë gjendet ende Karaburun, ose në zonën e fshatit Tragjas i Vjetër, ku është ekspozuar përballë veprimeve të papërgjegjshme të vetëm në letër.
     “Duhet ndërhyrë në kohë për të shpëtuar këtë pasuri të rrallë”, thotë specialisti Gëzim Llojdia.

     -Shpellat e fshatit Velçë, një pasuri me vlerë-

      Shpellat prehistorike të fshatit Velçë, ende të pastudiuara dhe njëkohësisht të pavizitueshme, ashtu si edhe të pambrojtura, përbëjnë një shembull tipik në këtë drejtim. 
     Në vitet 50 të shek. XX, në këto shpella u bënë kërkime nga specialistë të njohur dhe nga të dhënat paraprake është arritur në përfundimin se kultura këtu është e periudhës së neolitit të vonë dhe përkon për nga karakteristikat dhe lashtësia me atë të Maliqit.
      Por, qysh atëhere, nuk është zhvilluar asnjë punë studimore për këto objekte te natyrës dhe njëkohësisht edhe të historisë, të cilat mund të shndërrohen në resurse të rëndësishme të turizmit kulturor dhe natyror./m.sh/http://www.ata.gov.al/NewsStyle.aspx?NewsItemID=623416&News_Date=19/12/2013

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate