09 dicembre 2013

AVENTURE BORE 13-14-15 DHJETOR 2013 RAZEM - QAFE THORE - MAJA E VELECIKUT me Albania Adventure


lbania Adventure organizon kete fundjave nje aventure te vecante per te gjithe ata qe duan te shijojen ngjitjen ne mal edhe pse i mbuluar me bore. Miq aventurier, ecja ne malet e mbuluara nga bora eshte nje aktivitet i veshtire, por ne kemi menduar t’jua bejme me te lehte kete duke bere te mundur perdorimin e rratheve te bores te cilat e lehtesojne shume ecjen dhe evitojne zhytjen ne bore. Ecja me rrathe bore eshte nje aktivitet i cili perdoret masivisht ne Europe per shkak se te lejon te ecesh dhe te shijosh bukurite e natyres ne dimer edhe pa ditur te perdorni skite.

Nisja nga Tirana ne oren 17:00. Transporti do te behet me mjetet e Albania Adventure, Toyota 4x4. Makinat tona do te vijne t’ju marrin prane baneses ku jetoni. Mberritja ne Razem rreth ores 21:00 me nje pushim te shkurter ne Shkoder. Akomodimi do te behet ne hotel ne fshatin turistik te Razmes. Do te konsumohet darka prane zjarrit te oxhakut dhe pas darke do te kemi lojra te ndryshme organizuar nga guidat tona. - Dita e shtune do te filloje me mengjesin. Ne mengjes do te pergartitet dhe ushqimi i nevojshem per ecjen qe vijon pasi dreka do te hahet ne qafen e Thores ne nje peisazh perrallor. Me pas do te nisemi ne drejtim te qafes se Thores ku na pret nje udhetim mesatarisht sfidues. Do udhetojme offroad deri ne piken ku bora e ben te veshtire kalimin me makine, pjesen e mbetur te rruges vijojme me hiking duke perdorur rrathe debore. Te gjithe aventurieret do te bejne nje formim te shkurter rreth perdorimit sa me korrekt dhe funksional te rratheve te bores. Do kthehemi ne hotel rreth ores 16:00. Darke rreth ores 20:00 mish i pjekur dhe produkte te tjera te zones, mbremja do vazhdoje serish me animacion festiv dhe karaoke.


Aventura e dites se diele do te nise me mengjesin dhe me pas vijojme me hiking ne drejtim te majes se Velecikut, nje nga majat me te famshme ne zone persa i perket bukurive qe ajo te ofron. Kthimi ne hotel rreth ores 13:00 ku do te konsumojme dreken dhe me pas pergatitemi per kthimin ne tirane. Mberritja ne Tirane rreth ores 18:00 dhe mjetet tona do te shoqerojne secilin prej jush prane baneses.

Cfare ju nevojitet per kete aventure: • Kepuce mali me qafa (mundesisht bore) • Veshje te pershtatshme per dimer dhe per ecje ne bore.

Cmimi per kete aventure eshte 10.000 leke.

Ne cmim perfshihen: • Transporti me Toyota 4x4 i sigurte dhe i pershtatshem per alpet Shqiptare. • Rrathet e bores • Shkopat per ecje • corapet e bores • Akomodimi ne hotel per 2 nete dhe te 6-ta vaktet e ngrenies • Guida.

Per rezervim telefononi ne nr. 068 20 10 515.

Ju sigurojme qe do te jete nje aventure e paharrueshme.
https://www.facebook.com/pages/Albania-Adventure/409227235845196
Faleminderit Ekipi i guidave Albania Adventure

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate