29 dicembre 2013

Korçë- Festat e fundvitit, pikat turistike malore më të preferuarat

Dardha Voskopoja Foto Etjola Fili ATSHKorçë, 29 Dhjetor/ATSH-Eftjola Fili/.- Prej ditësh në qytetin e Korçës ndihet atmosfera e festave të fundvitit. Qytetarët po bëjnë përgatitjet e fundit për të kaluar në prani të familjes dhe miqve të tyre natën e ndrrimit të viteve.
Pothuajse në të gjitha njësitë tregtare ka një fluks njerëzish, të cilët nuk harrojnë të blejnë edhe dhurata, me rastin e kësaj feste.
Krahas përgatitjeve për të festuar natën e ndërrimit të viteve në shtëpi, nuk kanë munguar edhe prenotimet nëpër restorante e lokale. Janë kryesisht të rinjtë ata që zgjedhin të festojnë me shokë e të afërm, deri në orët e para të mëngjesit. Megjithatë krahas atyre që zgjedhin vendlindjen për të kaluar këto ditë festive, ka edhe të tjerë që zgjedhin të shkojnë jashtë vendit.
Ndërkohë pikat turistike malore si Dardha dhe Voskopoja mbeten destinacionet e preferuara nga vizitorët dhe turistët me rastin e festave të fundvitit. Sipas zyrës së informacionit turistik që operon në rajonin e Korçës rezulton se prenotimet në hotelet dhe shtëpitë pritëse kanë qënë pothuajse në masën 100%. Kryesisht, turistët janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe një pjesë e tyre e kanë bërë tashmë traditë që ta kalojnë ndërrimin e viteve në pikat turistike malore.
Fundi i dhjetorit sjell fluks vizitorësh edhe në qytetin e Korçës, ku më së shumti janë turistë grekë dhe maqedonas. Për natën e ndërrimit të viteve janë prenotuar të gjitha dhomat e lira në hotelet më të njohura të qytetit. /k.sh/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate